Kenia, vdesin 63 persona nga alkooli i helmuar

Të paktën 63 persona kanë vdekur që prej ditës së hënë në shumë rajone të Kenias, pasi kanë konsumuar alkool të helmuar, njoftoi sot policia...


Të paktën 63 persona kanë vdekur që prej ditës së hënë në shumë rajone të Kenias, pasi kanë konsumuar alkool të helmuar, njoftoi sot policia keniane.
Sipas burimeve mjekësore, rreth 70 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. “Ende nuk e dimë se çfarë përmbante ajo që ata kanë konsumuar”, deklaroi Gerald Ndiritu, përgjegjës i spitalit “Embu”, rreth 130 kilometra në veri lindje të Nairoibit.
“Deri tani ka 63 të vdekur”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Masood Mwinyi.
“Ne po përpiqemi të përcaktojmë origjinën e këtij alkooli. Hetimet kanë filluar për të përcaktuar ku dhe si është përgatitur ai”, shpjegon një zëdhënës tjetër i policisë, Zipporah Mboroki.
Në vitin 2005, 51 persona vdiqën në jugperëndim të Kenias, pasi kishin konsumuar një pije që u zbulua se përbëhej në 95 për qind nga metanoli, një alkool shumë toksik që përdoret zakonisht si pastrues në piktura ose bojëra.
Në vitin 2000, të paktën 134 persona vdiqën për shkak të konsumimit të një alkooli të helmuar në periferi të Nairobit.

Related

Botë 1363653819152166260

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item