Makthet që lënë pa gjumë Zotërinjtë e Arsyes

Që nga cyborg-ët, tek privatësia dhe kolapsi i rrjeteve: cfarë rrezikon njerëzimi Njerëzit kanë prirjen të shqetësohen shumë për ato gjëra q...

Që nga cyborg-ët, tek privatësia dhe kolapsi i rrjeteve: cfarë rrezikon njerëzimi

Njerëzit kanë prirjen të shqetësohen shumë për ato gjëra që kanë pak rëndësi, dhe nuk shqetësohen aq sa duhet për gjërat me të vërtetë të rëndësishme”, thotë George Dyson, historian i shkencës.
Nëse ai ka të drejtë, shumë prej anktheve tanë të përditshëm gabojnë shënjestër. Dhe si pasojë, arsyet për t’u zhytur në humor të zi mund të jenë krejt të ndryshme nga ato të zakonshmet. I ka rrëfyer John Brockman, botues njujorkez i famshëm për pyetjet që u drejton cdo vit një grupi shkencëtarësh. Pyetja e tij e fundit: “Për cfarë duhet të shqetësohemi?” të sjell në mendje tema që shkojnë përtej krizës së bankave, papunësisë, ndotjes dhe ndjesinë e të vjellit që ajo shkakton tashmë. Ka shumë të tjera, fatkeqësisht, dhe kaq shumë për të renditur në një botë paralele dhe antiutopike.
Biologu Serian Sumner, përshembull, tronditet prej imazhit të fëmijës në të ardhmen e afërt, i cili merr si dhuratë një seri të “Bio-Lego”, me të cilën të mundet të krijojë shokë të vegjël sintetikë. Cfarë do të ndodhë – pyet ai – kur të gjithë do të jenë në gjendje të sjellin në jetë cyborg-ë shtëpiakë? Melanie Suan është edhe më e shqetësuar për privatësinë, e cila sot është seriozisht në rrezik. Që nga Big Data sasior – thotë ajo – jemi duke kaluar tek Big Data cilësor, që do të rregjistrojë madje edhe të dhënat cerebrale. Bashkëfajtorë janë sensorët e lëvizshëm të brezit të ri, e jo vetëm sjellja por edhe emocionet do të futen në arkivat e këtij shekulli. Dhe në atë pikë, cfarë do të mbetet prej konceptit klasik të lirisë?
Me që ra fjala tek neuronet, kozmologu Max Tegmark parashikon se nuk është i largët momenti – ndoshta 50 vjet – kur inteligjenca artificiale do të lërë pas atë që gjenerohet prej trurit. Makinat do të marrin kontrollin e rrjeteve superkompleksë, që janë shumëfishuar në njëzetëvjecarin e fundit? Në të njëjtën kohë, thotë neurofilozofi Daniel Dennett, labirintët e internetit do të bëhen gjithnjë e më të goditshëm dhe është shumë konkret makthi i hackerave-terroristë, që do të infiltrojnë në pikat më të dobëta e do i hedhin në erë, duke provokuar apokalipsë zinxhir, që nga ata energjetikë, tek ata mjedisorë. Lista e rreziqeve me të cilët përballet bumi i dijes njerëzore është gjithnjë e më e gjatë dhe kontradiktore. Aq sa e shtyn yllin e biologjisë, Craig Venter, në një konkluzion provokues: “Megjithatë, si shkencëtar jam optimist. Si ateist dhe mashkull alfa nuk shqetësohem aspak!”/bota.al

Related

Teknologji 7063325622642850360

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item