Dallimet kryesore mes femrave dhe meshkujve
Meshkujt dhe femrat ndryshojnë nga njëri tjetri dhe kjo jo vetëm në bazë të dallimeve të dukshme gjinore. Karakteri i tyre, përballimi i sit...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/dallimet-kryesore-mes-femrave-dhe.html
Meshkujt dhe femrat ndryshojnë nga njëri tjetri dhe kjo jo vetëm në bazë të dallimeve të dukshme gjinore. Karakteri i tyre, përballimi i situatave të caktuara me sa duket janë prej atyre tipareve që ndajnë “më thikë” të qenit femër dhe të qenit një mashkull.
Fantazitë seksuale, femrat më pak të zhvilluara
Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e femrat kanë fantazi seksuale, kurse kur vinte puna te meshkujt, ata ishin 71%. Sipas disa teorive të zhvillimit, kjo situatë lidhet me evoluimin e gjinive. Meshkujt “duhet” të kishin më shumë fantazi e të ishin të gatshëm që t’i kapnin në ajër rastet e çiftimit.
Falja e ka emrin femër
Aftësia për të falur të tjerët, varet shumë nga gjinia e personave. Stuime të ndryshme kanë treguar se përgjithësisht meshkujt e kanë më të zorshme të kërkojnë të falin dhe mbajnë inat më shumë. Toleranca e madhe te femrat varet shumë edhe nga kushtet me të cilat ato janë rritur. Shpesh ju është dashur të jenë më të gatshme të hapin rrugë e të jenë më të ndjeshme.
Femrat i njohin fytyrat e njerëzve më mirë
Femrat janë më vigjilente ndaj fytyrave dhe vështrimeve të të tjerëve, se sa mund të jenë meshkujt. Madje studime të ndryshme kanë treguar se kjo aftësi e femrave për të njohur më mirë fytyrat, është tërësisht çështje hormonesh.
Femrat, asapk solidaritet me njëra-tjetrën
Ato janë më pak solidare me njëra-tjetrën se ata. Studimi i Harvardit ka marrë në shqyrtim 50 institucione akademike në SHBA dhe Kanada dhe rezultati ishte i tillë: Nëse ju kërkohej si femrave ashtu edhe meshkujve, të bashkëpunonin me kolegë të të njejtës kategori, kjo gjë arrihej. Puna vështirësohej kur femrave ju duhej të bashkëpunonin në rang hierarkish, një mision thuajse i pamundur.
Varësi e ndryshme ndaj stresit-alkoolit
Nëse femrat janë të stresuara, kanë më pak gjasa të zhyten në alkool. Sipas një studimi, situatat ankthioze ne të gjithë i përballojmë duke djegur një sasi të konsiderueshme të sheqerit natyral që kemi në organizëm. Me të përfunduar këto rezerva natyrore tonat, meshkujt vetëkontrollin dhe rendin pas alkoolit lehtësisht.
Femrat orientohen më lehtësisht
Meshkujt rrallë pyesin se “nga i bie rruga për…”, ndërkohë që femrat janë gjatë gjihë kohës të kujdesshme, për shkak të pasigurisë që kanë në situata që nuk i njohin mirë.
Të përceptuarit të bukurisë ndryshon
Meshkuj dhe femra kanë tjetër perceptim për të bukurën. Këto perceptime janë aq të ndryshme, sa që studiuesit e kanë lidhur këtë me burime të ndryshme në tru të këtij perceptimi. Nëse, përshembull, meshkujt dhe femrat i vendosim përpara një pikture, kur femrat e konsiderojnë të bukur, tek ato ndizen të disa zona të trurit. Kurse meshkujve, vetëm ana e djathtë e korës së trurit.
Timoni në duart e gruas nuk përbën rrezik
Nëse bëhet fjalë për t’u treguar më e përgjegjshme, e kujdesshme dhe e sigurtë, femra ja del mbanë më mirë se mashkulli, gjatë të drejtuarit të makinës. Sasia e madhe e estrogjenit, hormonit femëror, ndikon pozitivisht në aktivitetin e zonave ballore të trurit, ndryshe zona që është përgjegjëse për të mësuarin e rregullave dhe kujdesin ndaj reflekseve. Kurse testosteroni, hormoni mashkullor, rrit impulsivitetin.
Femrat flasin më mirë
Fiziologjia cerebrale e të dyve është shumë e ndryshme te të dyja gjinitë. Tek meshkujt, zona e gjuhës dhe ajo e orientimit në hapësirë, janë larg njëra tjetrës. Ndërkohë që të femrat, ato jo vetëm që janë shumë afër, por janë edhe shumë të lidhura nëpërmjet një numri të madh neuronesh. Ndaj femrat kanë një kujtesë verbale shumë herë më të mirë, mbajnë mend më shumë fjalët.
Rreziku? Meshkujt më të kthjellët
Përpara një situatë të rrezikshme, meshkujt janë më të disponueshëm për ta përballuar me më tepër vetëpërmbajtje. Femrat e humbasin toruan.
5 shqisat, ja raportet
- Nuhatja është më e zhvilluar te femrat, për shkak të një strukture të veçantë të pjesës ballore të trurit të tyre në krahasim me meshkujt.
- Shikimi po ashtu është prioritet i femrave, kur vjen puna te të kujtuarit të asaj cfarë kanë parë.
- Dëgjimi është prioritet i meshkujve.
- Të shijuarit është i ndryshëm. Meshkujt kanë më pak receptorë se femrat për të ndjerë të kripurat. Gjithashtu, edhe për shijet e hidhura, femrat janë më të zonjat.
- Edhe prekja është prioritet i femrave. Ndjeshmëria e tyre eshtë shumë e madhe, veçanërisht gjatë ditëve të ciklit./100revista