Lufta në Ukrainë, rrëzohen dy helikopterë, “disa” të vrarë (Video Reuters)

Dy helikopterë të ushtrisë së Ukrainës u rrëzuan, ndërsa “disa” militantë pro rusë janë vrarë në përplasjet mes forcave ushtarake të Kievit ...


Dy helikopterë të ushtrisë së Ukrainës u rrëzuan, ndërsa “disa” militantë pro rusë janë vrarë në përplasjet mes forcave ushtarake të Kievit dhe militantëve të mbështetur nga Moska në lindje të Ukrainës. BBC njofton se dhuna ka përshkallëzuar në rajonet në lindje të Ukrainës, ndërsa në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Rusia tonet mes SHBA-ve dhe Rusisë kanë qenë të ashpra. Moska ka paralajmëruar se “gjëra të tmerrshme do të ndodhin”, nëse vijon ofensiva e forcave qeveritare Ukrainase për të marrë nën kontroll lindjen, ndërsa SHBA e ka quajtur një “reagim propocional” atë që ka ndodhur sot në Ukrainë. Mediat ruse sicc raporton BBC janë duke bërë thirrje përmes materialeve propagandistike që Rusia të ndërhyjë me forca të armatosura në lindje të Ukrainës, ndërsa nga ana tjetër në Perëndimi ende nuk dihet si do të reagojë në një rast të tillë. Takimi Obama Merkel sicc raporton VOA ka prodhuar bashkërendim të pozicioneve mes dy vendeve përballë Rusisë.

Related

Botë 2782203106328102857

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item