Lufta ndaj mafias- Pietro Grasso prezanton dy librat e tij në Tiranë

TIRANË, 5 Maj/ATSH-Gjergji Mima/ – Duhet të kemi kujdes ndaj mafies dhe krimit të organizuar, sepse mund të prekë ekonomine dhe politikën dh...


TIRANË, 5 Maj/ATSH-Gjergji Mima/ – Duhet të kemi kujdes ndaj mafies dhe krimit të organizuar, sepse mund të prekë ekonomine dhe politikën dhe nëpërmjet tyre të shkatërrojë demokracinë.
Ky ishte mesazhi që Presidenti i Senatit të Republikës Italiane, Pietro Grasso theksoi gjatë prezantimit të librave “Për të mos vdekur nga mafia” dhe “Leksione për mafien”.
“E enjtja letrare e Insitutit Italian të Kulturës” u transformua me këtë rast në “të hënën letrare” dhe në prani të Ambasadorit italian Massimo Gaiani, Presidenti Grasso, i prezantuar nga gazetari Carlo Bollino, prezantoi për publikun veprat që dëshmojnë “dyzetetre vitet e jetës profesionale kushtuar luftës kundër mafias, në mbrotje të ligjshmërisë, në mbrojtje të të drejtave themelore të shtetasve”.
Presidenti Grasso iu drejtua të rinjve, “pasi janë të rinjtë që kanë dëshirën më të madhe për të ndryshuar botën, për të luftuar padrejtësitë, për të reaguar ndaj prepotencave. Janë të rinjtë, ende të pa prekur nga skepticizmi tipik i të moshuarve, që besojnë se idetë e tyre, ëndërrat e tyre, utopitë e tyre janë të realizueshme”.
Duke folur për librin e tij të përkthyer në shqip “Për të mos vdekur nga mafia”, Grasso u shpreh “për tre vite kam gjykuar maxi-procein kundër mafias. Një proces ku u gjykuan 10 vjet krime të mafias me prova te mbledhura nga gjykatësit Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino”. “Ishte procesi i shekullit, ku u panë në sy krimet dhe kriminelët, kur filluan të vijnë bashkëpunëtorët e parë të drejtësisë dhe të zbuloheshin sekretet e mafias”, tha Grasso.
Duke folur mbi krimet e mafias, Grasso përmendi vrasjet e gjykatësve Falcone dhe Borselino apo dhe krimet ndaj familjarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë. “Nga ana tjetër, tha Grasso, Mafia siguron vende pune në rajone të caktuara, jo vetëm punë ilegale, por edhe legale dhe shumë të rinj bien pre e mafias pikërisht sepse ajo u gjen një vend pune. Aty ku mafia nuk është e dukshme, të jeni të sigurtë se kërkon të infiltrohet në ekonomi. Tani që ka krizë ekonomike, ai që ka likujditet arrin të futet në kompani të ndryshme”.
“Modeli i mafias ka ardhur duke u rimodeluar, prandaj edhe e gjejmë në sektorë të ndryshëm, duke pasur kapacitet të futen në politikë dhe ekonomi me modelin e mafias siciliane “Cosa Nostras”, tha Grasso. Duke iu përgjigur pyetjes se në ç’mënyrë globalizimi i mafias lidhet edhe me krimin në Shqipëri, gjë për të cilën flet edhe libri, Grasso u shpreh se “tashmë ka nje bashkëpunim të mirë mes Prokurorive të dy vendeve. Trafiku i narkotikëve është aktiviteti kryesor që organizatat kriminale shqiptare kanë bërë më shumë. Diku mes Shqipërisë dhe Kosovës mendohej se ka pasur një zonë ku kryhej trafik, pasi që aty mund të shpërndahej në të gjithë Evropën. Kemi pasur dyshime se mund të kishte zona në Shqipëri, përveç rrugës detare nga Durrësi apo Vlora, për shpërndarje edhe në Kosovë dhe Serbi e më pas në Evropë dhe kjo del edhe nga gjyqet e shumta që janë bërë ndaj shqiptarëve në Itali. Po përpiqemi shumë për ekstradimin. Duam të evitojmë që Shqipëria të jetë një vend ku të gjejnë strehë kriminelë italianë”.
Libri “Për të mos vdekur nga mafia” është publikuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Ombra GVG dhe që në atë kohë është tentuar të organizohej një prezantim nga ana e autorit, kur ai mbulonte rolin e prokuratorit kombëtar të antimafias. I përkthyer nga Mimoza Hysa libri që ka bashkëautorë Pietro Grasson dhe Alberto La Volpe
“Deri kur mafia ekziston duhet të flitet për të, të diskutohet, të reagohet. Heshtja është oksigjen falë të cilit sistemet kriminale organizohen dhe simbioza shumë e rrezikshme mafia, ekonomia dhe pushteti përforcohen. Heshtjet e sotme jemi të detyruar t’i paguajmë rëndë nesër, me një mafje gjithmonë e më të fortë, me shtetas gjihtmonë më pak të lire”, shkruan autori në libër.
Ndërsa libri tjetër “Leksione për Mafian” gërmon brenda sistemit mafioz dhe na sjell një radiografi e përbërë nga emra, rregulla, histori, rrjet bashkëpunimesh, ndërthyrje, mistere, ambiguitete. Nga Palermo, kryeqyteti i Mafias, tregimi shtrihet në pjesën tjetër të Italisë së botës, duke treguar të gjitha lidhjet ndërkombëtare të një Holding të Krimit me të ardhura gjithmonë në rritje. Pietro Grasso transformohet në profesor dhe në dëshmitar, ekspert dhe protagonist i fakteve. Në leksionet e tij alternohen gjithmonë historia, aktualiteti, kujtime personale, anektoda.

Related

Libri 206811106113957231

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item