Kujtimet” e Kazanovës, margaritar i rrallë i periudhës së humanizmit

Afred Cako Kazanova, i lindur si Giacomo Giralomo Casanova, më vonë i vetëquajtur si Jacque Casanova de Seingalt ka qenë një udhëtar aventur...

Afred Cako

Kazanova, i lindur si Giacomo Giralomo Casanova, më vonë i vetëquajtur si Jacque Casanova de Seingalt ka qenë një udhëtar aventurier dhe shkrimtar i shquar italian nga Republika e Venecies. Libri i tij “Kujtimet e Kazanovës” është një autobiografi e padyshimtë e tij, vepër e cila është parë si një nga burimet e vërteta të normave zakonore dhe jetës shoqërore europiano – perëndimore përgjatë shekullit të XVIII.
Kjo është periudha e humanizmit evropian si dhe periudha e ngjizjes së ngjarjeve të mëdha, siç ishte Revolucioni Borgjez Francez, në të cilën edhe Kazanova me rrethin e tij – si një frimason i lozhave të Lionit dhe si një rosikrucian – kishte dhënë padyshim kontributin e vet, së bashku me njerëzit e shquar të letrave dhe miqtë e tij frimasonë si B. Franklin, alkimistë e shkrimtarë të shquar si Count de Saint – Germain, Volterin, d’Alembertin dhe Jean Jacque Rousseau.
Kazanova ka qenë gjithashtu mik me Gëten dhe Mozartin. Ai ka takuar Xhorxhin lll të Anglisë, Luigjin XV, Frederikun e Madh të Prusisë, Katerinën e Madhe të Rusisë, Papa Klementin XIII si dhe ishte anëtar i Urdhrit Papal “Èperon d’or”. Gjatë Luftës 7 vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili.
Femrat që punonin në këtë fabrikë tekstili ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet. Vitet e fundit të jetës, Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Waldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73 vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecies nga Napoleoni. Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante “Kujtimet”, këtë margaritar të rrallë në periudhën e humanizmit.
Fragment
…Nëse je aq e fortë sa të përballosh atë që quhet paragjykim, me një fjalë, nëse je e gatshme që të bësh gjithçka për të siguruar një pozitë të mirë, bëj shumë kujdes që të mos gabosh. Mos u beso fjalëve të bukura që do të të thonë burrat e dashuruar për të bërë të tyren, se sapo të të shtien në dorë zjarri i tyre do të ftohet dhe do të kuptosh se të kanë mashtruar.
Tregohu e vëmendshme me adhuruesit që do të të vijnë rrotull. Ata do të të japin me bollëk para të falsifikuara, por mos u beso. Sa për mua, të jesh e sigurtë që nuk do të bëj kurrë keq dhe shpresoj që të jem në gjendje që të të bëj ndonjë shërbim. Që të të bind plotësisht për këtë do të sillem me ty sikur të ishe motra ime, se jam shumë i ri për të luajtur rolin e babait dhe nuk do t’i thosha të gjitha këto po të mos mendoja se je një vajzë shumë tërheqëse.

Related

Libri 3595825633408585246

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item