Kosovari që përshkoi gjithë Amerikën me motor

Bujar Isaja është motoristi i cili e ka filluar dhe përfunduar rrugëtimin nga Manhattan, të gjatë 9,631 milje për 28 ditë. Plani tjetër nga ...


Bujar Isaja është motoristi i cili e ka filluar dhe përfunduar rrugëtimin nga Manhattan, të gjatë 9,631 milje për 28 ditë.
Plani tjetër nga Vatikani në Kalkutë, për Nënë Terezën Bujari është një personalitet që ka krijuar një histori tepër të veçantë, për shumëkënd një ëndërr me sy hapur. Gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti, për plotë 28 ditë me radhë, me motorin e tij ka përshkuar qytetet kryesore të ShBA-ve.
Këtë itinerar të gjatë e ka filluar në Manhattan, nga shtëpia e mikut të tij Aliahmet Gjakmanit (West End Avenue, Rruga 97), më 26 prill dhe është kthyer po aty, pas 28 ditësh, pasi ka kaluar nëpër shtete e qytete të mëdha të Amerikës.
Pas Manhattan-it, qyteti i radhës që vizitoi ishte Buffalo e më pastaj, me radhë, Cleveland (Ohio), Detroit (Michigan), Chicago (Illinois), Las Vegas (Nevada), Santa Monica e San Diego (California), Phoenix dhe Tuscan (Arizona), San Antonio dhe Houston (Texas), New Orleans (Louisiana), Tampa, Key West, Miami dhe Daytona (Florida), Charleston (North Carolina), Washington D.C… Këto janë vetëm disa nga qytetet që vizitoi ai, i shoqëruar me bashkëshorten Gyljane.
“Amerika është e mrekullueshme. Kam vizituar shumë shtete të botës, por me ShBA-të nuk mund të krahasohet asnjë shtet tjetër. Rrugë të gjëra, ndërtesa të mëdha, njerëzit shumë të sjellshëm”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën “Illyria”.
Gjatë 28 ditëve ai kaloi nëntë mijë e 631 milje rrugë
Ai ka treguar se me motorin që e kishte marrë me qera në New Jersey, ka udhëtuar mesatarisht nga 12 orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër të kohës ka bërë gjumë nëpër hotele. Bujar Isaja vizitoi edhe shtëpinë ku ka lindur presidentit Abraham Lincoln në Illinois.
Para shtëpisë ai ka bërë edhe një foto për të kujtuar gjatë jetës së tij ato çaste të veçanta emocionuese. Qyteti që i ka pëlqyer më shumë ka qenë Los Angeles në California. Plani i tij është që këtë vit me motorin e tij të udhëtojë nga Vatikani deri në Kalkutë, i shoqëruar me një ekip televiziv që do të xhirojë një emision dokumentar për Nënë Terezën.
Gjatësia e kësaj rruge është përafërsisht 10 mijë kilometra. Bujar Isaja është kryetar i klubit të motoristëve “Shqiponja” në Prizren dhe kryetar i “Eurobikers” për Kosovën.

Related

Kuriozitete 8188613408512080171

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item