Komandanti "Komisar"
Ra edhe kjo perde. Ka mbet edhe një, perdja kur patriotët e BDI-së ta pranojn "Ivanovin" si president jo konsensual dhe me bishtin...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/komandanti.html
Ra edhe kjo perde. Ka mbet edhe një, perdja kur patriotët e BDI-së ta pranojn "Ivanovin" si president jo konsensual dhe me bishtin ndëmjet këmbëve të hyn në qeveri, por tani më jo si kukulla, por si shërbëtorë.
Ne disa që nuk jemi bash të sodit, edhe pse jo shumë të hershëm, e dinim këtë gjë. Bile e dim edhe atë që pason pas kësaj. E dim jo se ne jemi shumë të mençur, por sepse nuk duhet ndonjë mençuri e madhe për t'a kuptu nënshtrimin total të "partizanëve" me yllin në ballë.
Këta partizanë komunist, njësoj si babai i tyre shoku Enver Hoxha, ngrejnë mitin e luftës për tu tall me idealin kombëtar.
Enver Hoxha për 50 vite torturoi dhe masakroi popullin shqiptarë, vrau të gjithë bashkëpunëtorët e tij si agjent gjoja të UDB-së. Likuidoi dhe çfarosi idealin kombëtar të kultivuar me shumë guxim dhe qytetari intelektuale nga Mithat Frashëri, njeriu që organizoj Kongresin e Manastirit, që poashtu sipas dokumentave të fundit ishte edhe organizatori i shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.
Enver Hoxha ç'njerëzoi popullin shqiptarë dhe i ktheu ne makineri që i shërbenin vetëm qëllimeve idioteske të tij për të mbajt me çdo kusht pushtetin. Në emër të kësaj çmendurie patologjike, shoku Enver lidhte alenca me armiqt tradicional dhe historik të shqiptarëve dhe këtë na e bënte demek për interesa të kombit.
Cili ishte interesi kombëtar bashkëpunimi me Miladin Popovicin?!
Cili ishte interesi kombëtar hyrja në paktin e Varshavës, për tu kthy pastaj Shqipëria pas 60 vjetëve ne NATO, atë që Mithat Frashëri e kërkonte që atëherë?!
Cili ishte interesi kombëtar, "edhe bar do ham e pushtetin popullor nuk e japim"?!
Pra gjithcka bëhej në emêr të popullit, në emër të LNÇ, por asgjë për popullin. I gjithë ai mitizim mbi luftën e LNÇ dhe figurën e shokut Enver kishte vetëm një qëllim. Pushtetin dhe vetëm pushtetin me çdo kusht.
Po a nuk po ndodh e njëjta gjë edhe me shokun Ali?
Shoku Ali në emër të luftës, nëpërmjet ZKZ-ve të tij dhe të "shokëve" të idealit, po ja del me sukses të ngre mitin mbi luftën dhe veten e tij për t'u shëndrru në një Enver të vogël. Mbase kjo edhe ka qenë dëshira dhe misioni i tij.
Njësoj si baba i tij i ideologjisë shoku Enver që për tutor kishte Miladin Popoviçin, shoku Ali kishte dhe ka Bozhidar Spasiçin.
Njësoj si shoku Enver që gjatë dhe pas LNÇ vrau dhe likuidoi të gjithë ata idelaist, për ti shpall heronj e pastaj dikur tradhtar dhe bashkëpunëtor të UDB-së. Edhe shoku Ali, natën i vriste dhe ditën i shpallte heronj. Jo më kot edhe 5 majin shoku Ali bashkë me shokët e idealit komunist shtrëngojnë grushtat dhe gjoja nderojnë para varrezave të dëshmorëve ku pjesën dërmuese i vranë vet ose i dorzuan.
Dhe gjithçka bëhet në emër të luftës. Në emër të mitit mbi luftën dhe figurën e shokut Ali. Mitizohet shoku Ali që po prap në emër të atij mitizimi ai luan bukfalisht majtap me interesin kombëtar. Po njësoj si ideologu i tij shoku Enver, që kur fliste nëpër mitingje popullore sa nuk arrinte në Beograd, në ndërkohe që kishte dorëzuar Kosovën.
E njëjta edhe me shokun Ali.
Nëpër tubime elektorale edhe presidentin e shtetit desh na e bëri "shqiptarë", kryetarin e parlamentit as që diskutohej ajo gjë, dihej, e kishte nda mendjen komandanti komisar me yll ne ball, nuk lëshonte pe.
Po tani ku jemi shoku komisar, nesër ku do jemi?!
Na trumbetoje se një nga kërkest tuaja në bisedimet me VMRO-në na paskësh qenë edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe?!
Po ti shoku komisar, ka 7 vjet që na shet dëngla se gjuha shqipe ështe gjuhë zyrtare në Maqedoni! Cka ndodhi në ndërkohë, çfarë paska ndryshuar?! Apo si rëndom, gënjyet atëherë sikundër po gënjeni edhe tani. Dhe e gjith kjo në emër të luftës dhe mitit mbi të.
E bëtë gjith atë masakër mbi shqiptarët ditën e zgjedhjeve, po ashtu në emër të mitit të luftës dhe idealit marksisto-leninisto-stalinist.
Vodhët vullnetin e shqiptarëve po njësoj si shoku Ernver dhe shoku Stalin, për të mbet në qeveri. Ju shoku Ali, nuk keni patur dhe nuk keni asnjë qëllim apo ideal kombëtar, përvec idealit marksisto-leninisto-stalinist, që në emër të këtij ideali të vazhdoni ti gënjeni shqiptarët.
Por të jeni të sigurt se nuk do ju zgjat shumë ky mashtrim.
Do ta mbyll me një histori të shkurtër.
Më kujtohet kur isha student i aktrimit në Tiranë, në një orë me Profesorin e nderuar Timo Flloko po flisnim për aktorët shqiptarë. Ra natyrshëm pyetja kush është aktori më i mirë shqiptarë i të gjitha kohrave?!
Befas reagoi Timo dhe tha:
"Enver Hoxha. Do thoni ju si, pse?! Të gjithë e dinim se po na gënjente, por prap të gjithë e besonim".
Pra shoku komisar Ali Ahmeti, unë e dija që në fillim se ti po gënjen popullin në emër të popullit, por tani të gjithë më e morën vesh se po gënjen. As frizurës od Alsat-m na majcin jazik nuk i la më mundësi të të mbron.
Edhe ai, njesoj si ju është bë pionier komunist .
Rroft diktatura e proletariatit shokë dhe shoqe komunista!!!!
E di edhe një gjë shoku komisar, se edhe tani si gjithnjë, për dështimet tuaja do të vazhdoni ta fajsoni PDSH-në dhe Mendu Thaçin.
Pra do vazhdoni të gënjeni, si gjithnjë në emër të popullit e në kurriz të popullit!