Ja pse mjekët i konsumojnë këto 14 ushqime
Ushqimi mund të shpëtojë jetën tuaj dhe me të vërtetë nuk është një ekzagjerim. Por në qoftë se ushqeheni në mënyrë të gabuar, të pasur me s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/ja-pse-mjeket-i-konsumojne-keto-14.html
Ushqimi mund të shpëtojë jetën tuaj dhe me të vërtetë nuk është një ekzagjerim. Por në qoftë se ushqeheni në mënyrë të gabuar, të pasur me sheqerna, yndyra industriale, kripë , mish dhe miell të rafinuar, i shkaktoni dëme trupit tuaj. Këto ushqime i konsumojnë mjekët.
Fasulja
Është e pasur me antioksidantë, proteina dhe fibra. Fasulja ndihmon në reduktimin e rrezikut nga diabeti, sëmundjes së zemrës dhe madje edhe të trashjes. Gjithashtu, pastron trupin nga toksinat, kolesteroli dhe estrogjeni. Rekomandohet fasulja e tharë organike, që duhet të zhytet në ujë për të qëndruar disa orë, para gatimit.
Çaji jeshil
Është i pasur me antioksidantë polifenol, veçanërisht EGCG ( epigallokatehin gallate ). Të gjitha studimet kanë treguar se redukton rrezikun e kancerit të zorrëve, të stomakut, mushkërive dhe kancerit të prostatës. Mund të konsumohet edhe i ftoftë.
Shega
Shega gjendet në krye të listave të shumë ushqimeve të shëndetshme. Farërat e saj janë të pasura me antioksidantë, aminoacide të rëndësishme dhe minerale që rrisin sistemin imunitar, të tilla si, zink dhe bakër. Rekomandohet lëngu 100 për qind shegë, pa sheqer të shtuar.
Perimet jeshile
Brokoli është i mbushur me sulforafanë, një përbërës i cili mbron kundër tumorit dhe kthimit të disa llojeve të tumoreve. Një racion i perimeve të gjelbra në ditë, ose një gjysmë racioni i gatuar, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër për 23 për qind. Zieni brokolin deri sa të merr ngjyrën e gjelbër të ndritshme. Nëse teprohet me zierje, e merr shijen e hidhur.
Boronica
Përveç manaferrave, boronicat përmbajnë dozën më të lartë të antokjaninës, një antioksidant i fuqishëm që i jep ngjyrën blu . Konsumimi i një filxhani me boronica në javë, redukton rrezikun e diabetit për 23 për qind. Blini ato kur është sezoni i tyre dhe i ruani të ngrira.
Vezët
Vezët janë të shëndetshme për trurin. Nëse i konsumoni për mëngjes, trupi fillon të prodhojë dopaminë, norepinefrinë dhe epinefrinë, të cilat ndikojnë në vigjilencë, vëmendje, energji dhe humor. Gjithashtu, vezët janë të pasura me vitaminë B, ??e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave.
Kefiri
Ashtu sikurse kosi, kefiri përmban shumë proteina dhe kalcium, favorizon prodhimin e baktereve të shëndetshme dhe zvogëlon nivelin e laktozës. Ndihmon për të reduktuar mbipeshën dhe kur ta blini, sigurohuni të mos përmbaj sheqer të shtuar.
Salmoni i egër
Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë në një humor të mirë, për funksionimin më të mirë të qelizave, si dhe për të reduktuar rrudhat. Racioni prej 100 gram, plotëson nevojat e përditshme të vitaminës D, e cila është jetike për shëndetin e kockave dhe parandalimin e kancerit. Salmoni i kultivuar shpesh përmban pesticide të dëmshme, kështu që duhet kërkuar për të blerë salmon me prejardhje nga Alaska.
Mollët
Kjo pemë është e pasur me fibra të tretshme, antioksidantë dhe fitonutrientë që reduktojnë kolesterolin dhe ndihmojnë kundër inflamacionit. Studimi tregoi se, në qoftë se konsumoni një mollë 15 minuta para një racioni, reduktohet marrja e kalorive gjatë ngrënies, për 15 për qind.
Frutat me lëvozhgë
Bajamet dhe fëstëkët kanë më pak kalori se sa mendohej më parë, e cila ndoshta do të mund të vlejë edhe për frutat tjera me lëvozhgë. Rekomandohen për njerëz të moshuar që kanë nevojë për vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3, të cilat pengojnë tkurrjen e trurit.
Vaji i kokosit
Mos kini frikë nga çdo yndyrë, por vetëm nga ato të këqijat. Vaji i kokosit është një burim i shëndetshëm i yndyrës që ndihmon në procesin e metabolizmit. Zgjidhni format më pak të përpunuara të vajit të kokosit.
Avokado
Për avokadon është e vlefshme formula; yndyrë+fibra= humbje e oreksit. Kombinimi i veçantë i yndyrës dhe fibrave në avokado, ju bën të ndiheni i ngopur. Vetëm një gjysmë avokado e rrit prodhimin e leptinës, një hormon që na bënë të ndihemi të ngopur. Shtoni avokado në një sallatë ( spinaq, karrota ) dhe kjo do të rrisë thithjen e antioksidantëve nga marulja, spinaqi dhe karrota.
Kafja
Kafja është burimi më i pasur i antioksidantëve që ekzistojnë në planetin tonë. Ajo gjithashtu redukton rrezikun e kancerit agresiv të gjirit dhe të mëlçisë. Kafeina në kafe, rrit metabolizmin për 16 për qind. Rekomandohet kafja nga vendet tropikale.
Mango
Mango është e pasur me vitamina A dhe E. Zvogëlon nivelin e triglicerideve. Rekomandohet lëngu i freskët nga mango i shtrydhur, por gjithashtu mund ta përdorni atë si një salcë për gatimin e pulës, mishit apo peshkut.
Këshilla 1
Shega gjendet në krye të listave të shumë ushqimeve të shëndetshme. Farërat e saj janë të pasura me antioksidantë, aminoacide të rëndësishme dhe minerale që rrisin sistemin imunitar, të tilla si, zink dhe bakër. Rekomandohet lëngu 100 për qind shegë, pa sheqer të shtuar.
Këshilla 2
Kafja është burimi më i pasur i antioksidantëve që ekzistojnë në planetin tonë. Ajo gjithashtu redukton rrezikun e kancerit agresiv të gjirit dhe të mëlçisë. Kafeina në kafe, rrit metabolizmin për 16 për qind. Rekomandohet kafja nga vendet tropikale