Horoskopi, 14 maj 2014

Dashi Edhe pse Merkuri vazhdon të bëjë ndonjë “prapësi” të vogël, tani keni rikuperuar plotësisht dhe jeni në gjendje të kontrolloni më së m...


Dashi
Edhe pse Merkuri vazhdon të bëjë ndonjë “prapësi” të vogël, tani keni rikuperuar plotësisht dhe jeni në gjendje të kontrolloni më së miri punën dhe sjelljen tuaj. Pak më të ndjeshëm ndaj partnerit.

Demi
Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse në momente të caktuara mund të keni ndonjë moment nervozizmi për shkak të ndërhyrjes së dikujt.

Binjakët
Kuadri yjor për ju sot është pozitiv, sidomos tani që Merkuri është në një orbitë që favorizon si krijimtarinë tuaj, ashtu edhe pasionet në fushën e ndjenjave. Kujdes shpenzimet.

Gaforrja
Është përsëri Afërdita, ylli i dashurisë ai që do të dominojë në dhe një dhe së bashku me Jupiterin do ua lehtësojë shumë punën në të gjitha aspektet. Hezitues për të marrë një vendim ju bën Hëna.

Luani
Me pozicionin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës nga ana tjetër dita sot mund t’ju ofrojë momente shumë interesante në fushën e raporteve ndërpersonale. Ç’rutinë e mërzitshme puna!

Virgjëresha
Me orbitën e re të Marsit në harmoni me Afërditën janë të gjitha gjasat që dita e sotme të jetë vërtet plot impenjime e ndoshta edhe stresuese, por të sjellë edhe rezultate shumë të dëshiruara.

Peshorja
Lëvizja e re e Marsit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes për t’i marrë gjërat më shtruar. Kush ka kohë të mos presë kohë thotë një proverb i njohur.

Akrepi
Edhe për ju janë Mërkuri edhe Afërdita yjet që do t’ju mbështesin, por sot duhet të frenoni impulset (e stimuluara nga Hëna) për të vepruar pa u menduar. Është më mirë të dëgjoni zërin e arsyes se sa atë të zemrës.

Shigjetari
Përsëri qielli juaj është “dingas” me yje të mirë, prandaj nëse sot nuk do të arrini të konkludoni, do të thotë se faji është i gjithi i juaji e jo i yjeve. Nëse tregoheni të hapur do të keni më pak kokëçarje me partnerin..

Bricjapi
Hëna ju sheh paksa “shtrembër”, por sot sateliti i tokës nuk ka ç’ju bën, sepse ju ka marrë Merkuri nën egidën e tij. Duhet të bëni më kujdes, sepse me padurimin tuaj mund t’i ndërlikoni vetë gjërat.

Ujori
Kuadri yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë sot (e ndoshta gjatë gjithë javës) do të sjellë stimuj të rinj në planin sentimental. Jeni disi skeptik për një propozim që ju bëhet, por nuk është çudi që ta pranoni.

Peshqit
Pas një periudhe  nga ato kur duket se gjërat nuk shkojnë në anën e duhur, situatat po kthehet gradualisht në favorin tuaj dhe nga kjo situatë e re që po krijohet duhet të përfitoni pa humbur kohë.

Related

Horoskopi 4813117088362041555

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item