Ish-kancelari Schmidt paralajmëron kundër një Lufte të Tretë Botërore

BERLIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt paralajmëroi kundër rreziqeve të një Lufte të Tretë Botërore, në një inter...


BERLIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt paralajmëroi kundër rreziqeve të një Lufte të Tretë Botërore, në një intervistë të zhvilluar sot.
“Rreziku që situata është përkeqësuar si në gushtin e 1914 po rritet nga dita në ditë”, vlerësoi socialdemokrati 95-vjeçar, i lindur pak para fundit të Luftës së Parë Botërore, i cili shërbeu në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një intervistë të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”.
“Situata na paraqitet gjithnjë e më shumë e krahasueshme. Evropa, amerikanët por gjithashtu dhe rusët po sillen siç e përshkruan Christopher Clark në librin e tij “Sonambulat”, shtoi ai. Ai u shpreh i mërzitur kundrejt zyrtarëve dhe burokratëve në Bruksel, të cilët, sipas tij “kuptojnë shumë pak” rreth politikës së jashtme.

Related

Botë 7152673717321471848

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item