Ekonomia e Rusisë, fantazma e rënies nën hijen e euforisë nga Krimea

Për një dekadë Rusia ishte lokomotivë e ekonomisë botërore. Tani rritjes po i vjen fundi dhe Gjermania po fillon rivlerësimin e tregut rus. ...


Për një dekadë Rusia ishte lokomotivë e ekonomisë botërore. Tani rritjes po i vjen fundi dhe Gjermania po fillon rivlerësimin e tregut rus.


Në lajmet e televizionit rus Rusia e sotme prezantohet plot forcë dhe pushtet. Vladimir Putin mori pjesë më 9 maj, në dy parada të kushtueshme ushtarake – një në Sheshin e Kuq në Moskë, tjetra në portin e Sevastopol në Krime. Nuk ishte e qartë se çfarë u kremtua më shumë – fitorja mbi Gjermaninë naziste 69 vjet më parë, apo aneksimi i Krimesë pothuajse dy muaj më parë. Një shumicë e madhe e rusëve janë të kënaqur me politikën e presidentit të tyre. Shumë prej tyre kujtojnë Bashkimin e dikurshëm Sovjetik, që ishte i fuqishëm dhe mund t’i kundërvihej Perëndimit dhe sidomos Amerikës aq të urryer.
Një paralele tjetër me Bashkimin e dikurshëm Sovjetik me sa duket nuk po u bie rusëve tani aq shumë në sy: pas fasadës së forcës ushtarake dhe unitetit demonstrativ kombëtar ka problemeve të mëdha ekonomike, të cilat vijnë duke u shtuar. Rusia aktualisht është në recesion. Në fillim të majit këtë e konstatoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), dhe në mes të këtij muaj këtë e konstatoi gjithashtu edhe ministri rus i Ekonomisë Alexei Ulukajev. Ai ende po përpiqet për të mos e paraqitur kaq keq gjendjen: “Ne patëm në prodhimit ekonomik një rënie sezonale në tremujorin e parë prej 0.5 për qind. Teorikisht në tremujorin e dytë mund të ketë një rënie 0,0-0,1 për qind.”
Mesazhi, nuk është dhe aq keq. Por ky është një ngushëllim jo i madh për Rusinë, e cila bashkë me Brazilin, Indinë dhe Kinën konsiderohej për një dekadë si një nga lokomotivat e reja të ekonomisë botërore dhe që edhe pas vitit 2009 kur bota u përfshi nga kriza arriti në periudhën 2011-2012 një rritje ekonomike prej 4,3 dhe 3,4%.
Në vitin 2013 filloi rënia. Në vend të 3,3% që pritej rritja ishte vetëm 1,3 %, pra majft e ulët dhe kjo po ndiqet nga recesioni. Madje mund të ketë edhe stagflacion.

“Korrupsioni e ka rrënuar ekonominë ruse”

Pyetjes pse rritja ekonomike ka ngecur në vend, ekonomisti i njohur rus Sergei Gurijev i përgjigjet, se Rusia i ka ezauruar burimet ekzistuese të rritjes së saj si krahun e lirë të punës, rritjen e çmimet të produkteve të konsumit apo zgjerimin e tregut të kredisë konsumatore. Tani çështja është si të nxiten investimet. Por kjo kërkon mbrojtje të qëndrueshme të të drejtave të pronës dhe respektimin e kontratave. “Por pikërisht këto institucione janë shkatërruar nga korrupsioni në organet e ekzekutivit dhe në sistemin gjyqësor,” shkruante Gurijev kohët e fundit në gazetën Financial Times.
“Korrupsioni e ka shkatërruar ekonominë ruse” është konkluzioni i ish-rektorit të universitetit prestigjioz privat në Moskë “New Economic School” dhe këshilltarit të qeverisë, i cili vitin e kaluar u detyrua të emigrojë në Francë për shkak të qëndrimit të tij të pavarur dhe kritik. Pothuajse të gjithë ekspertët u referohen gjithashtu çmimeve të naftës. Për sa kohë ato u rriten, u rrit edhe produkti i brendshëm bruto rus. Por prej rreth tre vjetësh çmimet e naftës janë në nivel të lartë me një tendencë rënije – dhe ajo lidhet me rënien e fuqisë ekonomike.
Rusia ka nevojë për një diversifikim të ekonomisë së saj, por kjo mund të bëhet vetëm përmes investimeve të sipërpërmendura. Por në dalldinë e aneksimit të Krimesë dhe të konfrontimeve të reja me Perëndimin duket se Moska i ka harruar krejtësisht terma të tillë si modernizimi, privatizimi dhe klima e investimeve. Kapitalit vendas dhe i huaj po e ndjen mungesën e interesit të Kremlinit për reforma dhe po largohet nga vendi. Vitin e kaluar dalja e kapitalit nga Rusia sipas Bankës Qendrore Rus në 59,7 miliardë dollarë, kurse vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ka qenë 50,6 miliardë.
Po ashtu kanë rënë edhe eksportet si dhe ka një zhvlerësim të rublës me 20%.

Rivlerësim i perspektivave

Këto zhvillime kanë çuar në Gjermani në një rivlerësim të perspektivave të tregut rus. Shoqëria këshillimore Roland Berger Strategy Consultants ka botuar p.sh. një studim në të cilin thuhet se Rusia nuk do të jetë në gjendje të përmbushë përfytyrimet e prodhuesve të automobilëve për shitjen e tyre në tregun rus.
“Parashikimi i deritanishëm për më shumë se katër milionë automjete që do të shiten deri në vitiin 2020 nuk mund të realizohet as edhe në skenarin më optimist,” thotë i sigurt Uwe Kumm, drejtues i zyrës së Roland Berger Strategy Consultants për Moskën.
David Folkerts-Landau, ekonomisti kryesor i Deutsche Bank, një institucion financiar që deri ka pasur në Rusi biznese të shkëlqyera, shkon edhe më tej në konkluzionet e tij. “Përfytyrimi për Rusinë do të ndryshojë rrënjësisht, sepse dobësitë strukturore të vendit do të dalin në pah me kalimin e kohës,” parashikoi ai në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën “Die Welt”. Verdikti i tij tingëllon shumë i hidhur: “Potenciali ekonomik i Rusisë është mbivlerësuar jashtë vendit jashtë mase./ATSH

Related

Ekonomi 809932193249444773

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item