Horoskopi, 18 maj 2014
Dashi Raportet vazhdojn të jenë solide, por tani duket se kanë filluar të shfaqen krisjet e para, pas ndërhyrjes së dikujt. Zjarrit të sherr...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/horoskopi-18-maj-2014.html
Dashi
Raportet vazhdojn të jenë solide, por tani duket se kanë filluar të shfaqen krisjet e para, pas ndërhyrjes së dikujt. Zjarrit të sherrit i ”fryn” edhe një hënë negative.
Demi
Edhe pse atmosfera e përgjitshme qështë pak a shumë e pandryshuar, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.
Binjakët
Shenja juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.
Gaforrja
Do të vazhdoni edhe gjatë ditë së sotme të keni mbështetjen e Afërditës, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë nga ”turbullimi”, i një Marsi agresiv. Nuk do të mungojnë shanset e mira.
Luani
Nëse edhe ju vetë e kuptoni se po kaloni vërtet një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Saturn. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.
Virgjëresha
Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmndjeje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni probolemet me qetësi.
Peshorja
Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.
Akrepi
Edhe sot protagonsite në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.
Shigjetari
Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerni veten dhe kjo për meritë të njën kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.
Bricjapi
Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stress për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.
Ujori
Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Merkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.
Peshqit
Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mëndnit për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” sepse kuadri yjor nuk ju favorizon shumë.