Haxhinasto: Traget në linjën Pogradec-Ohër gjatë sezonit turistik

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto  ku inspektoi  punimet në rrugën e Linit dhe në aksin rrugor Lin-Pogradec, i cili prej rezulton të...


Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto  ku inspektoi  punimet në rrugën e Linit dhe në aksin rrugor Lin-Pogradec, i cili prej rezulton të jetë në gjendje tejet të degraduar.
Sipas Haxhinastos, punimet në këtë aks rrugor janë duke ecur me ritme të mira, nëse kihen parasysh ndryshimet në projektin fillestar të  rrugës, kjo për shkak të borxheve të pashlyera ndaj firmave kontraktore, që shkaktuan vonesa të tejzgjatura në përfundimin e punimeve.
Haxhinasto shtoi se rruga e re Lin-Pogradec do të jetë me standarde të larta, duke iu përshtatur  kërkesave të turizmit.
Ai tha se , në rrugën e Linit do të ketë edhe shëtitore, në harmoni të plotë me bukurinë që fal liqeni i Ohrid , më i thelli në Ballkan.
“Pogradeci është një nga zonat me potencialin më të madh turistik që ka vendi edhe ky segment i rëndësishëm midis Linit dhe Pogradecit duhet të ketë një standart më të lartë për sa i takon jo vetëm veçorive teknike që ka rruga por edhe kapacitet e saj për të ofruar edhe shërbime turistike”, tha ai.
Gjithashtu ministri Haxhinasto premtoi vendosjen e një trageti në linjën Pogradec –Oher përgjatë sezonit turistik. Ky premtim u bë nga ministri i Transporteve gjatë inspektimit të punimeve portuale tek moli i liqenit ne Pogradec. Sipas marreveshjes midis ministrive përkatese të të dy vendeve, ky traget që do tu shërbejë turistëve do të funksionojë nga 15 Qershori deri në 15 Shtator.

Related

Shqipëri 4218134451220026770

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item