Haradinaj ia prezanton Kadares platformën "Drejtim i Ri"
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), RamushHaradinaj, është takuar në Tiranë me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. S...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/haradinaj-ia-prezanton-kadares.html
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), RamushHaradinaj, është takuar në Tiranë me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.
Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj dhe Kadare, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, por edhe në botën shqiptare në përgjithësi.
Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi, kryetari Haradinaj ka diskutuar me Kadare edhe për platformën politike të Aleancës, "Drejtim i Ri".
“Gjatë një takimi në Tiranë, e mora mendimet dhe mbështetje për platformën tonë politike, "Drejtim i Ri" për Kosovën”, ka deklaruar kryetari Haradinaj.(Kosovapress/INA)