BDI do të hyjë në qeveri edhe pa kryetar Kuvendi
As kryetar kuvendi, as ndryshim të emrit, BDI-ja do të bëhet pjesë e qeverisë vetëm me premtimin se në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/bdi-do-te-hyje-ne-qeveri-edhe-pa.html
As kryetar kuvendi, as ndryshim të emrit, BDI-ja do të bëhet pjesë e qeverisë vetëm me premtimin se në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s. Kështu ka vendosur sonte Kryesia Qendrore e BDI-së pas shumë diskutimesh, dhe pas përgjigjes së qartë të VMRO-së, JO për kryetarin e Kuvendit.
"Alsat M" mëson se në seancën e nesërme konstituive, me propozim të VMRO-së kryetar Kuvendi do të rizgjidhet Trajko Veljanovski. Ndarja e resorëve do të jetë temë bisedimesh periudhën e ardhshme. Alsat M