Greqi, mbytet në lumë shqiptari 16 vjeç, punonte si bari

Një shqiptar 16 vjeç është mbytur, pasi ra në lumin në Pramoritsa të Greqisë, në zonën e Kozanit. Sipas medieve greke 16-vjeçari nga Shqipër...


Një shqiptar 16 vjeç është mbytur, pasi ra në lumin në Pramoritsa të Greqisë, në zonën e Kozanit. Sipas medieve greke 16-vjeçari nga Shqipëria ishte duke punuar si bari, bashkë me një 43-vjeçar, edhe ai shqiptar. I riu kishte thënë se do të shkonte në lumë për t’u larë, por nuk u kthye më. Fermeri 43-vjeçar informoi punëdhënësin për zhdukjen e 16-vjeçarit dhe të gjithë filluan ta kërkonin, teksa lajmëruan policinë. Forcat Speciale të Kozanit, pas kërkimeve, gjetën trupin e pajetë të shqiptarit, teksa supozohet se i riu notoi deri një pikë ku lumi e tërhequr poshtë dhe për pasojë ndërroi jetë. Ndërkaq, të 2 personat, punëdhënësi 50-vjeçar dhe 43-vjeçari shqiptar janë arrestuar, sepse greku i kishte punësuar të dy në mënyrë të paligjshme, ndërsa shqiptari tjetër nuk ka pasur leje për të qëndruar në Greqi.

Related

Kronika e zezë 4144488673669967988

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item