Itali, në pranga 23 shqiptarë, falsifikuan cerifikatën e gjuhës italiane

Në Perugia të Italisë, 23 emigrantë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, pothuajse të gjithë banorë në Tolentino, në provincën Macerata, u r...


Në Perugia të Italisë, 23 emigrantë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, pothuajse të gjithë banorë në Tolentino, në provincën Macerata, u raportuan në polici nga Zyra e Emigracionitm, sepse kishin falsifikuar certifikatën që vërtetonte se kalonin testin e gjuhës italiane. Të gjitha certifikatat, mesa duket janë lëshuar nga Universiteti i Perugias, ku vlerësohej dhe certifikoheshin të dhënat gjuhën italiane në vitin 2013.
Në mediet italiane thuhet se 23 qytetarët, kryesisht shqiptarë akuzohen për falsifikim dokumentesh, ku përcaktohet se leja e qendrimit mund të paraqitet nga shtetasit jashtë BE-së, që banojnë ligjërisht prej 5 vitesh në Itali dhe që nuk kanë qenë të dënuar për krime të rënda të veçanta,  që janë në posedim të një të ardhure prej jo më pak se 5.400 euro në vit, një strehim të përshtatshëm dhe se janë në gjendje të paraqesin një certifikatë ku kanë kaluar testin e njohjes së gjuhës italiane.

Related

Kronika e zezë 6003122601288276669

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item