I papuni: Shteti të më gjejë punë për bukën e 3 fëmijëve, ose do i vras (VIDEO)

Dëshpërimi i një të papuni nuk ka kufi, sa arrin të mendojë se edhe mund të kryejë një veprim ekstrem: Të vrasë të tre fëmijët. I rrethuar n...


Dëshpërimi i një të papuni nuk ka kufi, sa arrin të mendojë se edhe mund të kryejë një veprim ekstrem: Të vrasë të tre fëmijët. I rrethuar nga 3 fëmijët e tij, më i vogli 4 vjeç, më i madhi 10 vjeç, Kujtim Braçaj shprehet se do punë “jo për të blerë vilë, por për të ushqyer fëmijët me bukë, qoftë dhe bukë të thatë”.
Ndryshe thotë se mund të marrë një vendim ekstrem, si ajo e shqiptares Edlira Dobrushi, e cila pak kohë më parë shokoi gjithë popullin shqiptar e atë italian, duke vrarë me thikë tre vajzat e saja.
Shteti të më kthejë në punë, ose të vijë t’i marrë fëmijët, ndryshe do t’i vras siç e bëri ajo shqiptarja në Itali. S’kam nga t’ia mbaj.Ajo e bëri nga xhelozia, unë do e bej nga varfëria. Këta s’kanë bukë për darkë. Një rrogë që do marr, do laj drita, ujë, qera. Jam në mëshirë të fatit. Ju lutem të na ndihmojë shteti, nuk po kërkojmë vila, por po kërkojmë një copë bukë thatë të paktën” thotë Kujtimi për Ora News.
Ai jeton në lagjen “Afrim i Ri” të qytetit të Fierit. Thotë se bashkëshortja e tij e ka braktisur disa ditë më parë dhe e ka lënë atë me 3 fëmijë, dy prej të cilëve me probleme shëndetësore. Kur del të mbledhë kanaçe është djali 10 vjeçar që kujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël. Me lot ne sy, Horgesti tregon dëshirën fëmijënore për të vazhduar shkollën por dhe për tu kthyer e ëma në shtëpi:
Dua që babi të hyjë në punë. Të kemi lekë të blejmë bukë, libra. Mami të kthehet pasi unë nuk di t’i vesh vëllezërit e mi kur babi ikën të mbledhë kanaçe,” thotë i vogli.
Ndërsa Kujtimi, i cili deri më 15 prill ka punuar në Albpetrol, thotë se pavarësisht se ka kërkuar punë, askush nuk i ka dhënë një mundësi:
Gruaja ka 15 ditë që ka ikur se nuk i ushqej dot. Po shkoj te mami të ha një kore bukë. Ta bëjë për fëmijët, ata s’kanë bukë për darkë, lëre që kam borxhe, se jam me qera. Kam takuar prefektin dhe ata të Albpetrol por më kanë thënë kush të tha t’i bëje fëmijët. Kjo është e turpshme ” thotë Kujtimi.

Related

Sociale 5100010830640572090

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item