Gjermani, kapen 5.6 ton drogë nga Shqipëria e fshehur në blloqe graniti
Autoritetet doganore kanë arritur që të kapin sasinë rekord të hashashit në landin e Bavarisë prej 20 vitesh. 5,6 ton është sasia e marijuan...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gjermani-kapen-56-ton-droge-nga.html
Autoritetet doganore kanë arritur që të kapin sasinë rekord të hashashit në landin e Bavarisë prej 20 vitesh. 5,6 ton është sasia e marijuanës së bllokuar nga dogana në Nuremberg. Lënda narkotike ishte e paketuar në një kamion, që duhej të transportonte gurë natyralë, por brenda blloqeve të betoni të kamufluar gjendej e fshehur droga. Mësohet se policia gjermane ka ndaluar 8 persona dhe një i 9-të është kapur nga autoritetet austriake, të arrestuarit janë të moshave 30-49 vjeç. Si krerë të këtij grupi trafikantësh janë arrestuar 2 vëllezër 44 dhe 49 vjeç. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur emrat e të arrestuarve apo origjinën e tyre. Marijuana, sipas autoriteteve të Nurembergut vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë, Italinë dhe Hollandën. Shkatërrimi i këtij rrjeti trafikantësh ka ardhur pas një hetimi 6 mujor nga policia e Bavarisë dhe Saksonisë. Në tregun e zi droga e sekuestruar do të sillte një fitim prej 50 milionë euro për trafikantët. Zbulimi i drogës është bërë nga qentë e antidrogës të cilët kanë nuhatur për rreth blloqeve të gurëve që sipas letrave supozoheshin të ishin rreth 17 ton granit. Pasi kanë filluar prishjen e betonit zyrtarët kanë gjetur marijuanën .
