Ankaraja në Detin e Zi – Turqia dhe beteja e vjetër për supremacinë rajonale

Nga   “Foreign affairs”   Humbja e Krimesë nga ana e Perandorisë osmane më 1783 ishte një pikë kyçe në historinë e civilizimit. Për osmanët,...

Nga  “Foreign affairs” 

Humbja e Krimesë nga ana e Perandorisë osmane më 1783 ishte një pikë kyçe në historinë e civilizimit. Për osmanët, ishte humbja e parë e një territori mysliman ndaj një fuqie kristiane. Ashtu si Vladimir Putini këto kohë, që ndërhyri në luftë civile në Krime dhe arriti të aneksonte gadishullin. Për rusët, ishte fillimi i transformimit të vendit të tyre në një fuqi globale; me anë të Detit të Zi, Rusia mund të lundrojë drejt Perëndimit.
Që nga viti 1783, Moska përdori prezencën e Krimesë në det, si argument për të ngatërruar në këtë çështje osmanët, duke fituar kësisoj më shmë territor përmes gjakderdhjes dhe shkatërrimit.
Moska shumë shpejt i zgjeroi operacionet detare nga Deti i Zi në Egje dhe në detin Mesdhe.
Konkurrenca bëri që të nisej një tjetër luftë në Krime, pikërisht më 1853-56.
Kjo erdhi si rezultat i mungesës së vullnetit nga ana e anglezëve dhe francezëve për ta lënë Rusinë të dominonte tërësisht Detin e Zi me çmimin e Perandorisë Osmane, e cila edhe kjo dëshironte të kishte ndikim në zonë.
Lufta ishte një përleshje lokale më shumë sesa një panoramë e luftërave të botës.
Në letër, Rusia humbi betejën dhe osmanët fituan. Ç’është e vërteta, ishin pikërisht forcat franceze dhe angleze që e kishin fituar luftën në emër të osmanëve. Administruesit e perandorisë osmane e keqinterpretuan fitoren dhe nisën të ndjenin një farë superioriteti, duke u bërë letargjikë.
Rusët, ndërkaq, përdorën sfidën e Krimesë si një mundësi për të marrë përsipër një numër reformash të rëndësishme.
Në fund, reformat nuk e parandaluan dot rënien e regjimit carist, por i lejuan vetes një keqësim të ngadaltë, krahasuar me tronditjen e osmanëve.
Kësisoj, nga fundi i shekullit XIX, Rusia ishte gati të dominonte Perandorinë Osmane në Kaukaz, Ballkanin dhe Detin e Zi edhe njëherë tjetër.
Padyshim, sovraniteti rus atje kurrë nuk e ndali Turqinë të mos qëndronte e lidhur me Krimenë. Në këto vite, rajoni u bë Parisi i intelektualëve myslimanë.
Për Turqinë, Krimeja kishte shumë më tepër rëndësi nga ana kulturore. Në librin e tij “Perandoritë shpartalluese” profesori Michael Reynolds zbuloi se Krimea ishte gjithashtu një pikë kyçe në sistemin inteligjent osman, i cili besonte se nëse Ukraina do të ndahej nga Rusia, Rusia do të thërrmohej.
Kjo do i hapte rrugën epërsisë turke në Detin e Zi. Sipas agjentëve të inteligjencës, strategjia më e mirë osmane do të ishte nxitja e pakënaqësisë myslimane në Krime.
Me Sevastopolin dhe Tartusin që i siguronte Rusisë krahë të ngrohta në të dyja anët e gadishullit të Anadollit, Turqia do ta gjente veten praktikisht të rrethuar nga flota detare ruse.
Mbase nuk është për t’u habitur që më 1914, osmanët hynë në Luftën e Parë Botërore duke bombarduar portin detar të Sevastopolit në Krime, që ishte bërë simbol i ekspansionizmit rus.
Misioni ishte një sukses; arriti të cenonte operacionet ruse në Detin e Zi gjatë gjithë luftës.
Sërish ishte një fuqi e jashtme që bëri të mundur fitoren osmane. Mungesa e trupave të duhura në teknologjinë e flotës detare bëri që perandoria të përdorte 2 luftanije gjermane kontrabandë, Goeben dhe Breslau, për sulmin.
Kur ambasadori rus në perandorinë osmane u largua nga Stambolli pas bombardimit, ai hamendësoi se osmanët duhej ta fitonin betejën: “Nëse gjermanët fitojnë, osmanët do të bëhen koloni. Nëse anglezët fitojnë, Perandoria Osmane do të shpërbëhet”. Në kohën kur u kthye në Stamboll pasi mbaroi lufta, ai deklaroi se duhej të ishte thjesht një qytet rus. Rusia fitoi sërish kundër osmanëve, më shumë nga sa prisnin turqit.
Por revolucioni bolshevik më 1917, që nxiti Carin t’i bënte thirrje ushtrisë së tij nga lindja e Anadollit, e shpëtoi Perandorinë Osmane nga sulmi rus.
Periudha e pas luftës nisi të ngrohë disi marrëdhëniet ruso-turke.
Pa mundur të niste ndikimin te Deti i Zi, për shkak të dobësisë post revolucionare, Bashkimi Sovjetik braktisi  strategjinë cariste të pushtimit  dhe zgjodhi bashkëpunimin në vend të saj.
Ndërkaq, Perandoria Osmane po pësonte ndryshime, duke i dhënë drejtimin e duhur republikës turke nën sundimin e Mustafa Kemal Ataturkut.
Në të vërtetë disa thonë se epoka Lenin-Ataturk ishte periudha e vetme e bashkëpunimit real midis Rusisë dhe Turqisë në histori. Në këto ditë, liderët popullorë të të dyja shteteve tërhoqën vëmendje për rezistencë kundër Perëndimit dhe Krimea u trajtua si një pikë përafrimi mes tyre.
Por përzemërsia mes dy fuqive shumë shpejt u zhduk, kur Rusia, tashmë nën sundimin e Stalinit, u shfaq nga Lufta e Dytë Botërore si hegjemoni e madhe euraziatike.
Ai nxiti kthimin e provincave verilindore të Anadollit në Ardahan, Artvin dhe Kars nga Bashkimi Sovjetik dhe kërkoi një status të veçantë për anijet ruse që kalonin në Bosfor.
Në arkivat angleze për Konferencën e Jaltës në fund të Luftës së Dytë Botërore, thuhet se Stalini i ka kërkuar Çërçillit, më pas kryeministrit anglez si vijon “Çfarë do të bënte Britania, nëse Spanja apo Egjipti do i jepnin të drejtën për të mbyllur kanalin e Suezit ose çfarë do të thoshte Amerika, nëse republika amerikane e Jugut do të kishte të drejtë të mbyllte Kanalin e Panamasë?”
Në këtë periudhë, Turqia nën regjimin e Ataturkut duhej të ndryshonte drejtim. Nuk duhej të duronte më presionet e Rusisë së rigjallëruar. Kështu që u bashkua me NATO-n më 1952.
Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, rajoni i Detit të Zi u bë më i globalizuar.
Turqia vuri theksin te roli i vet si stabilizues në Detin e Zi dhe Rusia thelloi edhe më shumë aftësitë për të siguruar gazin natyror.
Në këto kohë duhej parë më me kujdes roli i Turqisë në Lindjen e Mesme apo prirja drejt BE-së. Mbase Turqia nuk duhej ta humbte përqendrimin në këtë rast.
DÉJÀ VU sërish
Në muajin mars, kur Rusia shpalli synimet e saj kundrejt Krimesë për të “shfrytëzuar tërësisht potencialin gjeostrategjik të Krimesë” dhe për të zhvilluar më shumë flotën në Detin e Zi dhe shpalli si “një detyrë e rëndësishme për vendin, kur u anulluan një sërë marrëveshjesh me Ukrainën, pasi Gadishulli i Krimesë u ribashkua me Rusinë muajin që shkoi” gjithçka ndryshoi, papritmas. Paqja dhe stabiliteti i hapën rrugë ekspansionizmit rus.
Disa kanë thënë se marshimi në Krime nga ana e rusëve ishte një përpjekje e gulçimës së fundit nga ana e Putinit për të ruajtur pushtetin e tij të brishtë. Por vështruar nga perspektiva turke, pushtimi rus i Krimesë plotëson një synim që tashmë ka moshën 340 vjeç.
Së pari, disa historianë besojnë se Rusia tenton të zgjerohet, meqë të gjithë fqinjët e saj janë të dobët dhe të pazotë të reagojnë.
Së dyti, dominimi në Detin e Zi parathotë se do ketë ende ndërhyrje.
Së treti, dominimi në Detin e Zi ka nxitur një pozitë revisioniste në statusin që ka ngushtica e Bosforit, sepse anijet ruse të patrullimit mund të lëvizin vetëm nëpërmjet kësaj ngushtice të vetme.
Padyshim, fuqitë perëndimore e shohin praninë ruse në Mesdhe si një kërcënim. Rusia, si pasojë, po përgatit ndonjë pretekst të mundshëm për hapjen e  konfliktit.
Përgjigjja nga ekuilibruesit perëndimorë për Rusinë ka qenë e dobët. Lufta siriane ka demonstruar për Rusinë aftësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur vendet që bëhen pre e ndikimit rus.
Pothuaj çdo ushtri perëndimore po i nënshtrohet shkurtimeve buxhetore. Rusia mund të jetë edhe e dobët, por fqinjët e tij janë edhe më të dobët akoma – Perëndimi nuk është gati t’i mbrojë.
Edhe Turqia është e ekspozuar në Detin e Zi. Në gusht të vitit 2013, AKP anulloi Projektin Kombëtar Turk, një program modernizimi detar që përfshinte konstruksionin e korvetave të teknologjisë së lartë.
Në shtator 2013 Turqia mori një vendim për të zgjedhur sistemin bërthamor kinez HQ-9 T-LORAMIDS mbi Raytheon, po ashtu edhe Patriotët e Lockheed Martin, asterin italiano-francez SAMP.
Me MILGEM-in, Turqia nuk pati ndonjë plan bindës për të reaguar ndaj Rusisë për flotën e Detit të Zi.
Në të vërtetë, rusët ende e mbajnë mend Luftën e Krimesë më 1853 dhe e kanë llogaritur mirë sa larg mund të shkojnë, para se të provokojnë një përplasje të madhe Perëndimore. Edhe nëse Moska është e kujdesshme, përfshirja ruse në Detin e Zi në mënyrë të pashmangshme do t’i ndërlikojë shumë gjërat për Turqinë.
Kjo, ngaqë Rusia ka besim se Presidenti Sirian Bashar al-Assad do ta fitojë luftën civile në Siri dhe falë përkrahjes ruse gjatë gjithë kohës së luftës, do të lejojë hyrjen e Moskës (afatgjatë) në bazën detare të Tartusit në Siri.
Me Sevastopolin dhe Tartusin që siguron hyrjen e Rusisë për të ngrohur marrëdhëniet në të dyja anët e gadishullit të Anadollit, Turqia do ta gjejë veten praktikisht të rrethuar nga Flota Ruse.
Për shkak të kësaj, negociatat e vazhdueshme për zonat ekonomike në rajon dhe përpjekjet për naftën do të marrin një goditje.
Rusia mund të nisë të bishtnojë lidhur me statusin e ligjshëm të ngushticës së Bosforit, duke argumentuar – si Stalini – se Montreux kërkon t’i japë mundësi Rusisë të hyjë në zonë. Flota detare rue ka treguar se është e gatshme të ushtrojë peshë të madhe në çështje të tilla, sidomos në Mesdheun lindor, aty ku Izraeli dhe Qipro kanë nisur t’i vijnë detit kryq e tërthor, duke survejuar për gazin naturor.
Si reagim, Rusia i ka bërë të ditur Qipros se po kontrollon bankat qipriote, ndërkaq me Izraelin ka ecur pak me më shumë kujdes.
Rusia ka luajtur shumë më vrazhdë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika i sheh misionet e shpërthimit të gazit të lançuara nga bregu i Detit të Zi në Turqi.
Pushtimi i Krimesë mbase ishte një paralajmërim i qartë nga ana ruse për këto aktivitete: Exxon, Chevron dhe operacionet Shell në Detin e Zi që tashmë janë të harruara legalisht.
3 kompanitë kanë nëshkruar marrëveshje për shpime në bregun e Ukrainës para aneksimit të Krimesë dhe tashmë, me hyrjen e flotës ruse në Detin e Zi, këto kompani janë në dyshim.
Rrethimi i gadishullit të Anadollit tregon se Putini po përgatit një deklaratë kundër strategjisë së Korridorit të Gazit në Europën Jugore dhe po ofron një sfidë të drejtpërdrejtë për projektin e gazit natyror trans-Anadoll (TANAP),  që e kalon në rrugë anësore Rusinë në furnizimin me gaz në Europë.
Nëse Rusia arrin të sigurojë anijet sulmuese, që mund të transportojnë 16 helikopterë, 70 mjete të blinduara dhe 450 ushtarë, ato do ta bëjnë që Rusia të jetë në gjendje të lançojë sulme të shkallës së ulët në të gjitha shtetet bregdetare të Detit të Zi, që do ta pengonin strategjinë europiane të korridorit të gazit në binarët e saj.
E gjitha kjo tingëllon si lajm i keq dhe ashtu është në fakt. Nëse ka ndonjë arsye për shpresë është fakti që ekspansionizmi rus nën sundimin e Stalinit e nxiti Turqinë të bëhej aleat i NATO-s. Pushtimi i Krimesë thjesht mund ta nxisë Turqinë, nën regjimin e Erdoganit që e ka shmangur Perëndimin këto kohë, të kujtojë pse vendi i tij duhet të bashkohet me aleancën sa më parë.
As Perandoria Osmane, as Turqia moderne nuk ka qenë kurrë në gjendje të përmbahet apo t’i rezistojë ekspansionizmit rus me forcat e veta. Rusia gjithnjë ka qenë kategorike. Që nga viti 1689, mundësia e vetme reale e Turqisë për mbijetesë ka qenë të bashkëpunojë me aleatët.
Por arritja tek kjo pikë kërkon një angazhim të fortë të Turqisë me Perëndimin. Çdo herë që janë bashkuar forcat në një, Perëndimi ka shfaqur besim për zgjidhjen e çështjes. Tani për tani, është ende e paqartë nëse NATO do të përfshijë edhe Ukrainën.
Niveli që demonstron vullnetin e fortë për të zmbrapsur Rusinë do të përcaktojë nëse Turqia do të bashkohet me përpjekjet  për frenimin apo thjesht të shkatërrohet nën presionin rus.
Përktheu Rudina Dahri

Related

Speciale 8570551993015284531

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item