Gjenerata e re në BE, e përjashtuar nga jeta ekonomike dhe sociale
Sondazhi i fundit i zhvilluar nga Parlamenti Europian, ka shfaqur shifra shqetësuese (57%) në lidhje me perceptimin përjashtues të të rinjv...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gjenerata-e-re-ne-be-e-perjashtuar-nga.html
Sondazhi i fundit i zhvilluar nga Parlamenti Europian, ka shfaqur shifra shqetësuese (57%) në lidhje me perceptimin përjashtues të të rinjve nga jeta ekonomike dhe sociale. Ky përjashtim sipas tyre, vjen si pasojë e krizës. Të rinjtë evropianë ndjehen gjithashtu të detyruar për shkak të krizës, të shkojnë në një vend tjetër anëtar të BE-së, për të studiuar apo për të punuar. Të dhënat e sondazhit, pritet të gjenerojnë debat në Takimin e të Rinjve Europian 2014, që do të zhvillohet në Strasburg më 9-11 Maj. Sondazhi është kryer tek të rinjtë europianë të moshës 16-30 vjeç, në të gjithë shtetet anëtare.
Të rinjtë dhe punësimi
Më shumë se gjysma e të rinjve të pyetur, vlerësojnë se në vendin e tyre, të rinjtë janë të segmentarizuar dhe të përjashtuar nga jeta ekonomike dhe sociale si pasojë e krizës (57%). Më shumë se katër të rinj europianë në dhjetë (43%) janë shprehur se, do të dëshironin të punonin, të studionin apo të ndiqnin një formim, në një tjetër vend të BE-së. Më shumë se 1/3 (26%) ndjehen të forcuar të shkojnë në një tjetër vend të BE-së për të studiuar apo për të punuar, si pasojë e krizës.
Revolucioni dixhital
Sektori numerik ka pak tërheqje si zgjedhje karriere për të rinjtë evropianë, edhe pse ato presin që ky sektor të krijojë një numër të madh vende punësh në vitet e ardhshëm.
E ardhmja e BE-së
Shtatë të rinj europianë në dhjetë, konsiderojnë se përkatësia e vendit të tyre në BE, është një forcë në kontekstin e globalizimit (70%). Votimi për zgjedhjet evropiane është mënyra më e mirë për të marrë pjesë në jetën publike në Europë, për 44% mes tyre.
Vlerat Europiane
Të rinjtë konsiderojnë që Parlamenti Europian duhet të mbrojë të drejtat e Njeriut (51%), lirinë e shprehjes (41%) dhe barazinë e sekseve (40%).
Parlamenti Europian zhvillon rregullisht sondazhe mbi opinionin publik të vendeve anëtare. Ky është një mjet për të mbajtur vazhdimisht PE në kontakt me perceptimin e njerëzve mbi pritshmëritë ndaj saj, por edhe të vetë BE-së në përgjithësi. Sondazhet konsiderohen të vlefshme edhe gjatë punës së përditshme të Parlamentit Europian, për përgatitjen e dokumenteve të ndryshme gjatë fazave të vlerësimit dhe të vendimmarrjes.