Dhuratat sipas shenjës së Zodiakut

Kur  flitet për dhurata, nuk kihet parasysh vetëm dhurata materiale, por edhe një darkë jashtë, një paketë turistike, një udhëtim disa ditor...


Kur  flitet për dhurata, nuk kihet parasysh vetëm dhurata materiale, por edhe një darkë jashtë, një paketë turistike, një udhëtim disa ditor, apo një biletë për një shfaqje. Të gjitha këto, janë disa ide se çfarë mund të dhurohet. Migjithatë, që ju të jeni edhe më të sigurtë se dhurata juaj do të vlerësohet, astrologët kanë kryer disa studime edhe në bazë të shenjave të zodiakut, sipas të cilave është arritur të kuptohet se cila dhuratë është më e favorshme për një shenjë e cila për një tjetër. Pastaj, nisur nga ky manual i vogël, do të mund të kuptoni edhe një aspekt tjetër të njeriut të cilit po i dhuroni. Siç thotë edhe fjala e urtë: Më thuaj çfarë dhurate preferon, të të them se cili je. Ka nga ata që kënaqen me nje ftesë të thjeshtë për darkë, të tjerë preferojnë librat, apo disa të tjerë çmojnë luksin dhe madhështinë. Ashtu sikurse njerëzit, edhe karakteri i tyre është i larmishëm, e po aq të larmishme janë dëshirat e tyre për dhurata. Megjithatë, ja si të mësoni se cila dhuratë i shkon më për shtat personit që keni vendosur t’ia bëni një të tillë.

Dashi

Duke qenë se dashi është një shenjë shumë impulsive dhe bujare, ata dashurojnë udhëtimet, gjërat e reja dhe aventurën. Për t’i kënaqur do të mjaftonte edhe vetëm një festë surprizë, e mirë organizuar , ose një udhëtim në ndonjë vend ekzotik. Me shumë dëshirë, të lindurit nën këtë shenjë do të pranonin edhe një abonim në palestër apo qendër sportive, duke qenë se e dashurojnë sportin.

Demi

Demët jamë më tradicionalë, duan relaksin dhe rehatinë absolute. Romantike dhe të zjarrtë, kanë një ndjenjë të fortë familjare. Praktik, por në të njejtën kohë edhe i rafinuar në shije, një Dem mund të preferojë një darkë në një restorant shumë të mirë e të shtrenjtë, apo edhe një veshje elegante. Gjithashtu, ata do të vlerësonin shumë edhe aksesorët për shtëpinë, mbi të gjitha nëse janë të përshtatshëm për guzhinën, pasi një prej pasioneve të shenjës është edhe gastronomia.

Binjakët

Fantazues dhe intelektualë, binjakët janë në të njejtën kohë drithërues dhe intuitivë. Adhurojnë t’i kalojnë festat bashkë me miqtë, të njohurit dhe partnerin, sepse nuk durojnë dot vetminë. Kuriozë dhe të apasionuar pas kulturës, një binjak do të ishte shumë i lumtur nëse i dhuroni një libër, pavarësisht se çfarë libri mund të jeëtë. Një tjetër alternativë për binjakët do të ishte edhe një udhëtim në një vend arkeologjik apo kulturor, qoftë brenda, por edhe jashtë vendit.

Gaforrja

Sentimentalistët e gaforres kanë një passion shumë të fortë për festat në familje. Këtë fundvit, ideale do të ishte një parfum delikat, një object artisanal, i punuar me dore, ose një object antic, por edhe një libër me receta për kuzhinë do të ishte mirë. Të lidhur ngushtësisht me botën e fëmijërisë dhe kujtimeve, të apasionuar pas fotografisë dhe poezisë, gaforret do të preferonin edhe një album me fotografi të vjetra, apo orendi të ndryshme të vogla me kuptim të veçantë për ta.

Luani

Luanët janë persona të shkëlqyer dhe kërkues në maksimum.Pasionalë, ata preferojnë surprizat, ndonëse shpesh shfaqen si tradicionalistë dhe njerëz që nuk dalin dot nga e zakonshmja.objekte të kushtueshme, si për shembull byrzylykët e shtrenjtë, vathët, apo edhe festat mundane, veshjet elegant e të rënda, i kënaq luanët dhe shijet e tyre luksoze.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë të matura dhe praktike, ndaj edhe dhuratat i duan nga ato të cilat “hyjnë në punë”. Për shembull nëse do të donit t’i dhuroni diçka, dhurojini një palë këpucë të rehatshme, ose një aksesor të përdorshëm si cellular, kompjuter, makinë llogaritëse. Këto janë dhuratat ideale për një shenjë e cila arrin me sukses të gërshetojë gustot estetike me ato praktike.

Peshorja

Shumë të rafinuar, peshoret janë me gusto të sofistikuara, por nag ana tjetër janë diplomat dhe të sjellshëm. Ata vlerësojnë çdo dhuratë të rafinuar që mund të eksiztojë. Për shembull xhaketat elegant për meshkujt dhe fustanet klasikë për femrat do të ishin një zgjedhje e mirëmenduar. Nga ana tjetër, nëse vendosni t’i dhuroni peshoreve një parfum, nuk jeni asnjëherë gabim. Vetëm kujdesuni që aroma të jetë ajo e duhura. Dhuratë për ta mund edhe të jetë një libër.

Akrepi

Akrepët misteriozë, pasionantë dhe magnetikë adhurojnë dhuratat e veçanta. Objekte ekzotike, nga ato të cilat vendosen mbi mobilje, libra, tema e të cilëve të jetë thriller, psikologjike dhe me tension të lartë. Intensiteti i tyre lidhet pikërisht me akrepët , të cilët janë po aq intensë.shenjë e ujit, torturuese deri në fund akrepi pëlqen dhurata sensual. Edhe një biletë teatri apo kinemaje për të parë diçka dramatike, do ishte në preferencat e tyre.

Shigjetari

Për të tërhequr vëmendjen e shigjetarëve aventurierë do të duhej ndonjë udhëtim me një destinacion ekzotik, nëpër vende të ndgrohta dhe me det në këtë periudhë. I pasur në ide dhe fantazi, shigjetari adhuron dhuratat e ndryshme ngatë tjerat. Është një shenjë mjaft kërkuese dhe nuk duron dot shtrëngimet në çdo aspekt të jetës së përditshme as atëherë kur e ka të nevojshme një dhuratë të tillë.

Bricjapi

Bricjapët janë praktikë dhe thelbësorë, adhurojnë objektet, ato për zbukurime, për kuzhinën, për përdorim personal, apo edhe ato të nevojshmet që mund të vendosen në zyrë. Shumë praktikë dhe aspak të tepruar në shijë, bricjapët nuk duan luksin në një dhuratë por dobishmërinë e tyre.

Ujori

Ujorët janë të paparashikueshëm dhe me fantazi. Janë të interesuar në teknologji dhe zhvillimimet shkencore, por nuk lënë mbrapa edhe ato artistike. Gjithçka e cila do të shfaqet si e pazakontë, mund të hyjë në shijet e tyre dhe do t’i bëjë ata entuziastë. Kujdes të mos i dhuroni asnjë gjë e cila të jetë tradicionale. Synoni tek telefonat, kompjuterat, pikturat, librat.

Peshqit

Peshqit ëndërrimtarë dhe sentimentalistë janë të aftë të zhvillojnë një sens të fortë miqësie. Më shumë se materializmin, ata vlerësojnë idenë e dhuratës. Ata e cilësojnë veçanërisht të rëndësishme që dikush të mendojë t’ju dhurojë atyre diçka. Edhe pse dinë sit ë jenë diplomat dhe delikatë në të njejtën kohë, kanë gusto pak sit ë vështira. Vlerësojnë objektet artistike, librat, pikturat./100revista

Related

Horoskopi 2333150508062174276

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item