Derri i egër “xhiro” nëpër rrugët e Beogradit (VIDEO)

Me një situatë të pazakontë u përballën sot në mëngjes beogradasit që u ndodhën në afërsi të Hotelit “Jugosllavia”, kur panë derrin e egër q...


Me një situatë të pazakontë u përballën sot në mëngjes beogradasit që u ndodhën në afërsi të Hotelit “Jugosllavia”, kur panë derrin e egër që u shfaq përpara syve të tyre. Përmbytjet e mëdha kanë prishur edhe ekosistemin e kafshëve të egra dhe ato po u drejtohen vendeve më të sigurta.

Në rajonet e goditura nga vërshimet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, punonjësit e shërbimeve emergjente po përballen me një sfidë të re, me mijëra kafshë të ngordhura në ujë. Me ndaljen e rreshjeve dhe ngritjen e temperaturave, uji ka filluar të tërhiqet, duke shpërfaqur mijëra lopë, derra, dele, qenë dhe kafshë të tjera të ngordhura. “Janë me tonelata kafshë të ngordhura, të cilat duhet t’i heqim sa më parë”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në Bosnjë, në një fermë të qytetit Shamac, është raportuar humbja e 500 gjedheve./tetovanews.info

Related

Video 6181543596275780010

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item