“Corriere della Sera”: Drogë me avionë turistikë, nga Shqipëria në Itali

Avionë apo “mushkonja”? Duket se tashmë mjetet fluturuese të peshave jo të rënda nuk janë më fanta-shkencë dhe të paktë në numër, por realit...


Avionë apo “mushkonja”? Duket se tashmë mjetet fluturuese të peshave jo të rënda nuk janë më fanta-shkencë dhe të paktë në numër, por realitet.
Një realitet, që konfirmohet edhe përtej Adriatikut, ku dy gazetarët investigativë italianë, Andrea Galli dhe Gianni Santucci të gazetës prestigjioze “Corriere della Sera”, kanë përshkruar sot në formë reportazhi praninë e këtyre avionëve që transportojnë marijuanë të prodhuar në vend dhe heroinë, që vjen nga Turqia.
Mbërrijnë në Itali me valixhe dhe çanta mbi avionë “Cessna” e “Piper””, që ulen në aerodrome të vegjël apo rrugë e terrene të vështira, kryesisht në anë të rrugëve kombëtare.
Sipas të përditshmes italiane, prej disa muajsh në Itali, veçanërisht nga Shqipëria, mbërrijnë shumë avionë të dyshimtë dhe trafikantët janë personazhe me precedentë penalë apo kanë lidhje me policinë. Fluturojnë në 1.500 këmbë (450 metra) për t’u shpëtuar radarëve. Dhe materiali për t’u fshehur është pa dyshim drogë.
Sipas dy gazetarëve italianë, ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, sepse në Itali kanë mbërritur gjatë viteve të fundit edhe avionë me drogë nga vende të tjera europiane.
Tashmë për udhëtimet “turistike” Shqipëri-Itali, është informuar Kuestura e Milanos. Territori i Italisë është më i ekspozuari, ndoshta jo vetëm për një çështje numrash: 70 aerodrome në Veneto, 30 në Friuli, 80 në Lombardi dhe 80 të tjerë në Piemonte.
Nuk duhet ndonjë filozofi e madhe sipas autorëve të shkrimit. Një pilot thotë: “Kam nevojë për një pistë 400 metra katrorë. Kam në bord drogë? Avionët turistikë udhëtojnë poshtë 1.500 metrave dhe në fundjavë qiejt janë plot me mjete të tilla fluturuese”.
Sipas “Corriera della Sera”, nga Shqipëria transportohen marijuanë dhe hashash të prodhuara në sasi të mëdha dhe heroinë që blihet dhe vjen nga Turqia. Lënda narkotike paketohet në valixhe futet në thasë që ngarkohen në avionë “Cessna” dhe “Piper”. “Nga janari në prill, – sipas burimeve të policisë shqiptare, – në Itali kanë zbarkuar (dhe sekuestruar) 9.370 kilogramë marijuanë. Organizatat kriminale parapëlqejnë, sipas traditës, të ndryshojnë investimet dhe spikasin kështu kanalet e hapura me Greqinë (në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 13 mijë kilogramë) dhe Bavarinë, në Gjermani (5.600 kg)”.
Autorët marrin si shembull rastin e Xhorxho Riformatos dhe shkruajnë: “Në Shqipëri është dhënë masa arrest me burg për Xhorxho Riformaton, 58 vjeç me origjinë nga Luino, në provincën e Varezes, i cili bëri një zbritje emergjence në Shqipëri me “Piper”-in e tij, pranë një plazhi në Divjakë rreth 80 kilometra larg Tiranës. Sipas akuzës, u zbuluan 460 kilogramë marijuanë pranë vendit ku zbriti me avion, të cilat ishin gati për t’u ngarkuar. Hetuesit po deskriptojnë “ePod”-in dhe celularin që ai kishte me vete në çantë, në kërkim të emrave dhe numrave”.
Sipas burimeve të hetuesisë, por të paprovuara akoma, shkruan “Corriere”,  flitet në këto orë, për një zbritje të një ngarkese të madhe me drogë në Emilia Romanja. Po ku saktësisht? Në këtë rajon ka 60 aeroporte të vogla, por që funksionojnë pa masa të veçanta kontrolli. Dhe këtu mund të bëhet gjithçka.
Shumë, shumë pak për t’i deklaruar luftë drogës.

Related

Shtypi i huaj 5045450242683096165

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item