Boko Haram: Internacionalja e horrorit

Askush nuk beson që grupi terrorist Boko Haram, që ka rrëmbyer më shumë se 200 studente në shkollën e Chibokut për t’i shitur në treg si skl...


Askush nuk beson që grupi terrorist Boko Haram, që ka rrëmbyer më shumë se 200 studente në shkollën e Chibokut për t’i shitur në treg si skllave, mund të përmbysë Nigerinë, as edhe që ka ambicie që shkojnë përtej kufijve. Më shumë, ngritja e këtij grupi shkakton shqetësim sepse pasqyron faktin që e ashtuquajtura “ekonomia e terrorizmit”, e maskuar prapa ekranit të xhihadit islamik është tashmë biznesi më fitimprurës në të gjithë Afrikën, aq sa po e bën të pamundur çrrënjosjen e fenomenit.  Arsyeja ka qenë si në dobësinë e qeverive lokale, joefiçiente dhe të korruptuara, ashtu edhe në fragmentimin e terroristëve-rrëmbyes në grupe gjithnjë e më të vegjël dhe sigla të vështira për t’u njohur.
Nigeria rritet e ndarë, mes një jugu të pasur me naftë dhe të krishterë, dhe një veriu me zhvillim të mangët, të keq-qeverisur dhe islamik, aty ku Boko Haram mund të përhapet duke shfrytëzuar zemërimin e të rinjve. Pra, një realitet lokal që ka shumë pak të bëjë me lidershippin e al Kaedës, pavarësisht se kreu i tyre, teologu Abukabar Shekau është vetëshpallur ndjekës i liderit të sotëm të al Kaedës, Aiman Al Zavahiri.  Boko Haram ka vepruar në Kamerun, Mali dhe Niger.
Vetë Shekau, në vitin 2012 ishte strehuar në Gao, në Mali për t’i shpëtuar kapjes. Në këtë vend ai është mbrojtur nga Lëvizja për Bashkimin dhe Xhihadi i Afrikës Perëndimore (Mujao), një sigël e konfliktit në Mali që një herë e një kohë ka qenë shumë pranë al Kaedës në Maghrebin Islamik (Aqim), dhe që sot vepron dhe ka degët e saj në të gjithë Sahelin. Gjatë 2013-ës ka qenë financuesi kryesor i Boko Haramit.
Në Mali, Shekau dhe të tjerët mund të kenë lidhje të ngushta edhe me Al Shabaab (“Rinia”, që vepron në Somali). Analistë amerikanë thonë se Boko Haram ka lidhje edhe me talebanët e Pakistanit, por nuk rezultojnë financime apo kontakte të provuar mes grupeve. Janë katër karakteristikat që i bashkojnë: zonat rurale, ku korrupsioni dhe ndarjet sektariane janë të zakonshme, forca të sigurtë joefikase për të kontrolluar territorin, objektivat që janë punëtorët dhe studentët (mbi të gjitha vajza të reja, që nuk duhet të arsimohen) dhe rekrutimi i militantëve në shkollat ku mësohet Kur’ani./bota.al

Related

Top Lajm 8409260239134177626

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item