Bebe Rexha, në top – listën e këngëtarëve në Britaninë e Madhe

Këngëtarja shqiptare Bleta Rexha, e njohur si Bebe Rexha, ndodhet në vend të pestë në Britaninë e Madhe. Një tjetër këngëtare me origjinë sh...

Këngëtarja shqiptare Bleta Rexha, e njohur si Bebe Rexha, ndodhet në vend të pestë në Britaninë e Madhe. Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare hyn në top-listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe. Është pikërisht vajza nga Dibra e Madhe, e lindur në Nju Jork, Bebe Rexha. Me hitin e saj të suksesshëm në SHBA, “Take Me Home”, Bebe Rexha vendoset direkt e në vendin e pestë të top-listës britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash duket se do të jete hiti i verës në Evropë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara. Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihannën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj.

Vesa çka po don po bën
 Këngëtarja Vesa Luma duket e lumtur. Gëzimi i saj është rritur ndjeshëm që nga ardhja në Prishtinë për xhirimet e klipit të këngës “Prishtina”, një dedikim për qytetin dhe sportin. Vesa në “Facebook” ka treguar se është e lumtur dhe këtë lumturi e ka shprehur përmes vargjeve të këngës rege të Teuta Selimit, me titull “Çka po dojmë na po bojmë”. Këngëtarja i ka cituar disa nga vargjet e kësaj kënge të njohur, ndërkohë që ka postuar një foto ku duket shumë bukur.

Elvana ia merr “bukën” Kacit
 Elvana Gjata njihet për zërin dhe këngët e saj të suksesshme, por deri më tani nuk është bërë e ditur se ajo di edhe të ushtrojë profesionin e parukieres, madje atë të meshkujve.Gjatë një dite në sallonin e parukierit të njohur në Kosovë, Kaci Lleshit, Elvana ka ulur në karrige Kacin për t’i rregulluar flokët.Siç duket në foto, e veçanta e Elvanës është se këtë profesion e ushtron me veshje mjaft ekstravagante.
Lum klientët që i hyjnë në duar!

E dashura e re e Shpat Kasapit?
 Prej disa muajsh Shpat Kasapi është ndarë nga e fejuara e tij Afërdita Dreshaj.
Ndërsa Dreshaj ka krijuar tashmë një lidhje të re, Shpati nuk ka zbuluar shumë nga jeta e tij private.
Megjithatë, zëra të ndryshëm thonë se këngëtari është duke u takuar me një vajzë që nga vera e vitit të kaluar, më saktë që nga koha e xhirimeve të klipit “Kazanova”. Thuhet se dyshja tani po jeton një marrëdhënie më intensive. Nuk dihet me saktësi se kush është vajza në fjalë, ndonëse flitet se është modele.

Related

Showbiz 782787054101033751

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item