Ata dhe Lenini

Shkruan: Veton Ibrahimi Lexuam një letër publike drejtuar VMRO-së dhe partive shqiptare, nga disa “intelektual” me xhaketa të vjetra dhe me ...

Shkruan: Veton Ibrahimi

Lexuam një letër publike drejtuar VMRO-së dhe partive shqiptare, nga disa “intelektual” me xhaketa të vjetra dhe me yllin komunist në ballë, “Kumrovaçka skola”.
A thua vallë ku ishin këta “intelektual” kur po anashkalohej implementimi i marrveshjes së Ohrit, kur BDI-ja rrinte si kukull në qeveri dhe silleshin si guslla në mjegull. Me çfarë merreshin këta “intelektual”?! Apo me keshilla “gratis” per Ali Ahmetin dhe kompaninë e tij .
Sa herë e ngritën zërit këta “intektualë” kur Akademia e Shkencave promovoi enciklopedinë në të cilën shqiptarët paraqiteshin si barbarë të zbritur nga malet?! Ku ishin këta “intelektual” atëherë, apo hanin flia me kos dhensh në zabelet e Alisë në Zajaz?!
Ku ishin këta “intelektualca” kur ditën e zgjedhjeve bëhej terror mbi popullatën shqiptare, duke filluar nga kërcënimet me humbjen e vendit të punës, heqjen e bukës së gojës e deri te kërcënimet me vrasje . U përdorën mbi 16 mënyra të vjedhjes së votës, nga blerja e votës deri tek ajo blerja e kontrolluar e votës që tashmë ka marrë edhe emrin “treni bullgar”?! Nëpërmjet këtij manipulimi dhe kësaj vjedhje ku u përfshi i gjithë territori i banuar me shqiptarë, u deformua totalisht vullneti politik i shqiptarëve.
Ku ishin këta “intelektualca” që nuk nxorrën një llaf nga goja për elementin bazë të demokracise, votën e lirë. Apo edhe këta ishin pjesë e skenarit të manipulimit dhe deformimit të vullnetit politik të shqiptarëve?! Sigurisht që po.
Dhe tani nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm se luajnë pjesën e mbetur të skenarit, gjoja në emër të vullnetit të shqiptarëve, të bëhen pjesë e qeverisë dhe të vazhdojnë ta këshillojnë Ali Ahmetin “gratis”.
Të gjithë këta kanë patur dhe kanë vetëm një shqetësim. Me çdo kusht të pengohet qeverisja e PDSH-së. Të pengohet elementi kombëtar dhe të ruhen partizanët me yllin në ballë, pinjollët e komunizmit të jenë pjesë e qeverisë. Ata nuk kërkojnë përfaqsim, nuk kanë kërkuar kurrë dhe as që u bëhet vone për atë gjë. Ata duan vetëm pjesmarrje të BDI-së në qeveri. Me pjesmarrjen e BDI-së në qeveri ata sigurojnë dhe betonojnë statusin “intelektualaca të kuq” dhe kjo i kënaq, i mjafon për të qenë “Ata dhe Lenini”.
Nuk ja vlen më shumë të merremi me ta, sikundër me frizurat e Strugës dhe Alsat-m. Të gjithë këta kishin dhe kanë një mision të vetëm. Dëmtimin e PDSH-së dhe liderit të saj Mendu Thaçi dhe për pasojë dëmtimin e kauzës shqiptare në Maqedoni.
Edhe atëherë ata do të jen me Leninin!!!
Unë preferoj të jem një nga ushtarët e lirisë sot e përgjithmonë!

Related

Opinione 8576530381430496576

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item