Aeroplani i zhdukur i Malajzisë, u qëllua nga amerikanët!? (Video)

Në kohën kur zhdukja e mistershme e fluturimit MH370 nisi të mbulohet nga harresa, del një teori e re për aeroplanin për të cilin nuk dihet ...


Në kohën kur zhdukja e mistershme e fluturimit MH370 nisi të mbulohet nga harresa, del një teori e re për aeroplanin për të cilin nuk dihet gjë që prej zhdukjes nga radarët më 8 mars të këtij viti.

Pretendimet se Boeingu 777, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 persona në bord mund të jetë qëlluar gabimisht dhe se ky fakt të jetë fshehur nga autoritetet, përbëjnë boshtin e librit të publikuar së fundi mbi ngjarjen e çuditshme.
Të afërmit e pasagjerëve dhe anëtarë të ekuipazhit vazhdojnë të jetojnë me makthin e pyetjes: Çfarë ndodhi? Si është e mundur që pas 71 ditësh përpjekjesh globale dhe të kërkimit të pareshtur, askush sot nuk e di çfarë pësoi avioni i Malaysian Airlines.
Dhe, si të mos mjaftonte halli që kanë, tani del papritur në treg një libër i shkruar, me shpejtësi rekorde, i cili ka prekur një pikë nevralgjike për ta. Libri i titulluar “Misteri” e bën të besueshëm pretendimin se aeroplani u qëllua aksidentalisht gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake amerikano-tajlandeze dhe se kërkimet qëllimisht u spostuan në pjesën e gabuar të oqeanit, si pjesë e tentativave për ta mbuluar çështjen.
“Familjarët e personave në bord me të gjithë gjasat nuk do ta mësojnë kurrë të vërtetën e fatkeqësisë së fluturimit MH370”, thotë autori Nigel Cawthorne. “Asnjëherë nuk do ta dinë nëse njerëzit e tyre të dashur vdiqën pa dhimbje e pa qenë të ndërgjegjshëm për fatin e vet, apo gjetën vdekjen në një avion që rrëzohej i mbuluar nga flakët”.
Në libër Cawthorne përmend një punëtor të një platforme nafte, shumë pranë vendit ku zhvillohet stërvitja ushtarake, të thotë se ka parë një aeroplan që digjej. Faktin që në manovra kishte personel ushtarak nga disa vende të botës, ai e lidh me pretendimin tjetër se pikërisht këto shtete i kanë dërguar ekipet e kërkimit në drejtim të gabuar. /Top Channel/

Related

Bun Bang Fai Festival në Yasothon, Tajlandë (FOTO&VIDEO)

Po ju sjellim foto dhe video nga një festival tradicional që mbahet çdo vit në pjesën verilindore të Tajlandës dhe Laosit.Ky event ndryshe quhet edhe si festival i raketave dhe rrënjët e tij shkojnë s...

Gjermani, kapen 5.6 ton drogë nga Shqipëria e fshehur në blloqe graniti

Autoritetet doganore kanë arritur që të kapin sasinë rekord të hashashit në landin e Bavarisë prej 20 vitesh. 5,6 ton është sasia e marijuanës së bllokuar nga dogana në Nuremberg. Lënda narkotike isht...

Japonezët, gati për të dërguar mesazhe në Hënë (Video)

Prodhuesit japonezë të pijes “Pocari Sweat” publikuan ditën e sotme plane për të dërguar një kanoçe prej titani, të krijuar enkas për të zbritur në sipërfaqen e Hënës në vitin 2015. Mbi këtë kanoçe do...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item