Shekspiri konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave megjithatë ka shumë mister rreth jetës së tij. Më poshtë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/8-gjera-qe-nuk-dini-per-shekspirin.html
Shekspiri konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave megjithatë ka shumë mister rreth jetës së tij. Më poshtë janë listuar 8 aspekte të jetës Uilliamit, që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
1. Prindërit e Shekspirit, Xhon dhe Meri Shekspir, me shumë mundësi kanë qenë analfabetë.
2. Shekspiri u martua me një grua më të madhe se vetja. Uilliam ishe 18 vjeç dhe Anne Hathaway, e bija e një fshatari, 8 vjet më e madhe.
3. Ai pasuroi anglishten me fjalë të reja. Fjalë si: “fashionable”, “eyeball” , “wild goose chase” etj. Ai ka ndihmuar edhe në krijimin e emrave si: Olivia, Miranda, Xhesika dhe Kordelia.
4. Ka mbajtur një vath prej ari. Një dëshmi për këtë është ky portret që tregon vathin, shenjë që dallonte bohemët e epokës.
5. Ndoshta emri i tij nuk shkruhet në mënyrën e duhur. Burimet e epokës dëshmojnë rreth 80 mënyra të shkrimit të emrit të tij nga “Shappere” a “Shaxberd. Ai vet përdorte edhe shkurtesa si “Willm Shakp,” “Willm Shakspere” dhe “William Shakspeare”.
6. Si vidiq?
Askush nuk e di saktësisht si ka vdekur, por besohet se ka vdekur në moshën 52-vjeçare, Në epokën kur ai jetoi mosha mesatare e jetëgjatësisë ishte 30 deri në 40 vjeç. Besohet se ai është sëmurur pasi ishte dehur bashke me dramaturgun Ben Xhonson.
7. Çfarë shkruhet në epitafin e varrit?
Duke qene se grabitjet e varreve kanë qenë të zakonshme për kohën, Shekspiri ka shkruar si epitaf: “I dashur mik, për hir të Jezusit mos e prek këtë varr. Je i bekuar nëse më lë të prehem në paqe, je i mallkuar nëse trazon kockat e mia”.
8. Ka nga ata që dyshojnë se pjesa më e madhe e veprave të tij u shkruan nga personazhe të paguara. Ka edhe nga ata që besojnë se “Shekspir” ishte një pseudonim që e përdorte një tjetër autor i panjohur.