678 miq në Facebook, udhëtoi në të gjithë botën për t’i njohur, më pas shkroi një libër

Një shprehje e njohur thotë: “kush gjen një mikë, gjen një thesar”; pasja e një miku në këto kohë duket diçka shumë e thjeshtë, fal teknolog...


Një shprehje e njohur thotë: “kush gjen një mikë, gjen një thesar”; pasja e një miku në këto kohë duket diçka shumë e thjeshtë, fal teknologjisë. Duke vizituar profilet e personave të ndryshëm në Facebook, kupton se si numri i miqve të tyre vërtitet nga 500 deri në 1000, një shifër mjaft e lartë. Por cili/cila është ai/ajo që mund t’i njoh vërtetë mirë të gjithë këta persona, sa për t’i quajtur miq? A mund t’i thuhet një të panjohuri: “je vërtetë një mik i mirë”? Ishin këto pyetjet të cilat e shtynë fotografen njujorkeze Tanja Holland, që të nisej për një udhëtim rreth e qark botës për të zbuluar dhe për të njohur nga afër 678 miqtë e saj të Facebook. Bëhej fjalë për një numër vërtetë të madh njerëzish, burrash, grash, të rinjsh dhe madje edhe pleqsh që jetojnë në qytete të mëdha, pranë fshatrave në mal, apo në det. Udhëtimi i zgjati pothuajse 2 vjet, ndërsa ajo dokumentoi të gjitha aventurat e saj me fotografi dhe takime në një libër tepër të veçantë.

Related

Rrjeti social 2083955673055315702

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item