VIDEO: Krye Myftiu i Kirgistanit kapet në seks skandal

Ja një histori që nuk ndodh që ta dëgjoni për ditë : Krye Myftiu i Kirgistanit- autoriteti më i lartë islamik në vend- ka dhënë dorëheqje të...

Ja një histori që nuk ndodh që ta dëgjoni për ditë : Krye Myftiu i Kirgistanit- autoriteti më i lartë islamik në vend- ka dhënë dorëheqje të martën, pasi që është publikuar një seks -video e cila ishte bërë një skandal i madh.

Myftiu, Rakhmatulla-Hajji Egemverdiev pranoi se njeriu me kapelën e bardhë (kapele që e bartin myftinjtë)- i paraqitur në videon bardh e zi, në të cilën ishte i shoqëruar me një vajzë të re- në fakt ishte ai personalisht.
Më herët gjatë kësaj jave, 60 protesutes ishin mbledhur pranë shtëpisë së myftiut duke kërkuar dorëheqjen e tij. Myftiu kishte pohuar se vajza e paraqitur në video, në fakt ishte gruaja e tij e dytë, me të cilën ishte martuar 4 vite më parë.
“Udhëheqësit shpirtërorë myslimanë janë në shok”, tha Bakyt Nurdinov, një aktivist mysliman. “ Është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë. Vërtetë është shqetësuese që ne jetuam që ta shohim një gjë të tillë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Myftiu në fjalë në fakt ka qenë i përfshirë edhe në një skandal tjetër financiar kur ai vendosi që të bëhej lider i myslimanëve të këtij vendi.
Kjo video incizim ishte bërë me një kamerë të fshehur. Por tragjedia më e madhe, në gjithë këtë histori është se myftiu nuk do të mbajë më kapelen e tij të bardhë fetare në kokë./Lajmi

Related

Botë 2694647335999666168

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item