Tradhëtia, përfundon në spital partnerja e Hollandë

Ka përfunduar në spital partnerja e presidentit francez, Fransua Hollandë, pas publikimit të lajmeve mbi tradhëtinë e kreut të shtetit. Valé...

Ka përfunduar në spital partnerja e presidentit francez, Fransua Hollandë, pas publikimit të lajmeve mbi tradhëtinë e kreut të shtetit. Valérie Trierweiler ndodhet në një spital të Parisit dhe mjekët i kanë këshilluar pushim absolut. Revista franceze “Closer” shkruante në fundjavë se Presidenti francez Francois Hollandë ka një marrëdhënie intime me një aktore filmash. Zoti Hollandë paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër revistës për shkelje të privacisë. Revista e përjavshme, e përqendruar tek lajmet për jetën e njerëzve të famshëm botoi shtatë faqe me fotografi vajtje-ardhjesh para një kompleksi apartamentesh në Paris, për të mbështetur akuzat.
Aktorja Gayet, një përkrahëse e Partisë Socialiste, e mbështeti hapur kandidatin e atëhershëm Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Avokatët e saj nuk kanë bërë ndonjë koment, por në mars të vitit të kaluar ajo depozitoi një ankesë për shkelje të privacisë pas zërave për një marrëdhënie me zotin Hollandë. Presidenti francez është në një marrëdhënie me ish-gazetaren Valerie Trierweiler, e cila luan rolin e një zonje të parë. Ai ka katër fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme me ish-kandidaten presidenciale Segolene Royal.


Related

Botë 6780763525359267648

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item