Manipulatorët dhe strategjitë e tyre
Nuk dini si të mbroheni nga personat me dy fytyra? Më poshtë mund të lexoni disa strategji për të mos rënë në grackën e atyre që duan t’ju m...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/manipulatoret-dhe-strategjite-e-tyre.html
Nuk dini si të mbroheni nga personat me dy fytyra? Më poshtë mund të lexoni disa strategji për të mos rënë në grackën e atyre që duan t’ju manipulojnë, qofshin të dashur, bashkëshortë, miq. Qëllimi është të kapni shpejt situatën dhe t’ua tregoni vendin
Ju ka ndodhur ndonjëherë të mendoheni gjatë për një frazë të shëmtuar që ju kanë thënë? Ndoshta e pyesni veten se përse i shpëtoi goja personit që ju kishit besim, ose përpiqeni të kuptoni se cili ishte qëllimi i tij, donte t’iu lëndonte apo po bënte shaka? Është e kotë të shtireni sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të vazhdoni të mendoni, sepse dredhia ka filluar. Me këtë proces mendor shfaqet edhe dyshimi: dëshiron të më joshë, të dominojë mbi mua, apo dëshiron diçka që unë nuk e dua? Është e rëndësishme t’i bëni pyetje vetes për të parë se prej sa kohësh shkon përpara kjo marrëdhënie e shtrembëruar me personin që ju bën dredhi. Duhet të përpiqeni të kuptoni cili është modeli i tij (prindërit apo miqtë), që i lënë ndonjë pakënaqësi, duke e shndërruar në manipulator.
Konti Drakula e mishëron imazhin e manipulatorit. Po të mendoheni mirë, do të kujtoni se ai njeri të bënte të ndiheshe pa energji. T’i njihte pikat e dobëta dhe kapej pas tyre si merimanga në rrjetën e saj. Që dredhia të jetë efektive, duhet “të ketë dy” bashkëpunëtorë: i manipuluari dhe manipulatori. Ju duket një histori e shëmtuar apo jo? Vampiri thith gjakun, ndërsa viktima përpiqet ta ndalojë: në këtë mënyrë ai thith të gjithë besimin dhe energjinë tuaj, duke ju lënë të pambrojtur. Keni probleme me braktisjen, çështje të lënë pezull me personat që ju rrethojnë? Pikërisht aty do t’ju godasë, duke i ngulur edhe më shumë dhëmbët e tij. Do përpiqet t’iu bëjë të dyshoni për perceptimet dhe kujtesën tuaj, do t’ua mohojë atë që ju ka thënë. Qëllimi i tij është të eklipsojë bindjet tuaja.
Situata e parë
Shkoni në një festë me miken e zemrës. Shoku yt, bashkëshorti, ose i dashuri, qëndron në shtëpi atë mbrëmje. Me fustanin që keni veshur dukeni si aktore filmash. Ndërkohë bashkëshorti juaj ju kalon pranë dhe thotë: “Dukesh si stërgjyshja ime”. Nga fjalët e tij mund të prekeni, por nuk shqetësoni sepse humorin ua rikthen mikja juaj, që iu thotë: “Je budallaqe? Po plas nga xhelozia, si nuk e kupton?”. Gjatë festës, truri fillon të turbullohet nga komplimentet e shumta. Pavarësisht kësaj, fraza për stërgjyshen nuk ju hiqet nga mendja. Natyrisht nuk ka se si të ndodhë ndryshe, është bashkëshorti juaj. Sa fraza të tilla mund t’iu ketë thënë?
Situata e dytë
Prej disa kohësh ju keni shtuar disa kile në peshë, jeni rrumbullakosur, por jo kushedi se çfarë. Partneri iu sheh dhe gjëja e parë që thotë është: “Je shëndoshur”. Ju hidhini një vështrim nga koka te këmbët, më pas thojini me delikatesë: “Edhe ti, i dashur”. Të jeni e sigurt se në atë moment ai do t’ju akuzojë se jeni ziliqare, arrogante dhe pa takt (edhe pse për hir të së vërtetës duhet pranuar që cilësitë e lartpërmendura janë të gjitha defekt i femrës).
Ndodh që edhe me miqtë, gjërat të mos shkojnë gjithmonë vaj. Mund të takoni një ish të dashurin tuaj dhe filloni të bisedoni. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që ai i thotë: “Më le mua, sepse ti më doje fizikisht, ndërsa unë jo”. “Je i çmendur? Kisha probleme në punë. Më sulmoje gjithmonë duke më thënë qaramane”, i përgjigjesh ti. Më pas ai shton: “Unë të kam dashur gjithmonë, por nuk kam pasur guxim të ta thosha. E kupton vetëm pasi je torturuar nga ajo ndjenjë”. Po pse vallë, a mund të ndodhë që dikush që ju dashuron, t’ua fshehë ndjenjat? Mos u gënjeni nga buzëqeshja. Të jeni të bindur se keni të bëni me një manipulator.
Dhuna psikologjike ka shumë fytyra. Shfaqet me fjalë fyese, shantazh, indiferencë emocionale, çorientim: nëse në një çift, njëri prej partnerëve, përdor fuqinë e lidhjes për t’i bërë keq tjetrit, nuk është as dashuri dhe as miqësi, por dredhi, marrëdhënie jofunksionale dhe përdorim i tepruar i pushtetit. Ka nga ata që duan të dominojnë, të kenë pushtet mbi tjetrin dhe mund të përdorin talljen për ta bërë. Ndoshta akuzat dhe përçmimi të bëjnë të ndihesh e pafuqishme. Ndoshta bën gjithçka në një herë të vetme dhe hiqet si viktimë e pafuqishme, që ti të mos i kuptosh dredhitë e tij. E bën gjithçka për të të lënduar, sepse viktima je ti. Kufiri mes viktimës dhe xhelatit është i ndryshueshëm, por që shpesh vendoset nga një miratim i yti.
Një studim i kryer te 1152 femra nga Universiteti i Karolinës Jugore, zbuloi se 54 për qind kishte pësuar dhunë fizike ose psikologjike: keqtrajtimet psikologjike janë cilësuar si ndjesia e humbjes së vetëvlerësimit, pushtetit dhe kontrollit. Të njëjtat reagime vërehen edhe te femrat që janë përdhunuar. Manipulatori, duke mos toleruar asgjë, përpiqet t’u imponojë të tjerëve mënyrën e tij të të parit të gjërave. Gabimi? “Viktima ka qenë kokë e këmbë me faj, pasi nuk i ka analizuar mesazhet e dhunshme jo verbale. Nuk ka ditur të përkthejë mesazhet”, thotë një psikolog. Kjo e tërbon manipuluesin, i cili ndihet mirë kur e vendos gishtin në plagë.