Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh?

Sipas një studimi të drejtuar nga prof. Chen-Bo Zhong, i Universitetit të Torontos, ndjenja e fajit ndaj diçkaje a dikujt nxit nevojën për t...

Sipas një studimi të drejtuar nga prof. Chen-Bo Zhong, i Universitetit të Torontos, ndjenja e fajit ndaj diçkaje a dikujt nxit nevojën për t’u larë. Studimi është përkufizuar si ‘Efekti Makbeth’ dhe e ka marrë emrin nga personazhi i Lady Makbeth në dramën e Shekspirit, e cila pasi kishte vrarë dikë, e mbingarkuar psikologjikisht nga ndjenja e fajit, fërkon fort duart për të pastruar njollat e gjakut që në fakt janë vetëm në mendjen e saj.



Chen-Bo Zhong u kërkoi një grupi të studentëve të tij që të risillnin në mendje një veprim të pamoralshëm nga e kaluara e tyre (si p.sh, kur mund të kenë tradhtuar një mik) ose një veprim pozitiv apo altruist. Pastaj i vuri ata përballë dy zgjedhjeve: një facolete dhe një lapsi. Ata që kishin sjellë në mendje veprimin e dënueshëm, kishin preferuar të zgjidhnin pecetën për t’u pastruar 2 herë më tepër se sa ata që kishin sjellë në mendje një veprim të mirë.


Ndërkohë, një grup tjetër kërkuesish nga Universiteti i Miçiganit treguan se nevoja për t’u larë është e lidhur ngushtë me pjesën e trupit me të cilën lidhet veprim “i pistë”. Subjektet e eksperimentit të tyre u ngarkuan që të thoshin një gënjeshtër përmes e-mail ose me një mesazh zanor. Më tej atyre iu kërkua të zgjidhnin një objekt si të dëshirueshëm pas veprimit në fjalë: ata që kishin shtypur një mesazh të gënjeshtërt në tastierë, zgjodhën një pecetë për të pastruar dorën, ndërsa ata që kishin thënë një gënjeshtër me zë të lartë, zgjodhën një produkt për të pastruar gojën.

Related

Suplement 6708727230722621592

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item