Kardiologët rekomandojnë masazhin për të qënë të shëndetshëm

Dr. Joel Kahn, një kardiolog, kohët e fundit shkroi rreth studimit të tij, në lidhje me përfitimet e masazhit për shëndetin në përgjithësi. ...


Dr. Joel Kahn, një kardiolog, kohët e fundit shkroi rreth studimit të tij, në lidhje me përfitimet e masazhit për shëndetin në përgjithësi. Rezultatet e disa studimeve mbështesin pohimin e Dr.Kahn se shumë prej nesh mund të përfitojnë nga masazhi.Në një studim, në vitin 2008, studiuesit vëzhguan 263 vullnetarë që bënin masazhë 45-60 minuta. Ulja mesatare e tensionit të gjakut ishte e dukshme dhe normat e regjistruara të zemrës në përgjithësi,binin me 10 rrahje në minutë. Në fillim të vitit 2013, u vëzhguan pesëdhjetë njerëz me presionin të lartë gjaku . Ata duhet të bënin ,15 minuta masazh,tri herë në javë për një total prej 10 seancash. Siç ishte parashikuar, grupi i njerëzve që bënin masazh  paten ulje të presionit të gjakut për disa ditë pas masazhit.Kohët e fundit 8 gra me presion të lartë gjaku iu nënshtruan një masazhi për 60 minuta një herë në javë, për 4 javë rresht. Studimi tregoj se trupi i tyre ishte më i shëndetshëm pas masazhit .Shumë studime të tjera janë planifikuar për të mësuar më shumë se si luhatet niveli i hormoneve pas masazhit .Sipas Dr.Kahn masazhi të ndihmon në përmirësimin e presionit të gjakut, pagjumësinë , lehtësimin e disa simptomave të sklerozës, dhe luftimin e dhimbjeve të sëmundjes së kancerit . Nëse ,gjatë masazhit ,përdoren edhe praktika të tjera të tilla si akupunkturë , yoga , Tai Chi , ose meditim , ndikimi i tyre në presionin e gjakut mund të jetë edhe më e theksuar ./ ATSH

Related

Shëndet & estetikë 8514210679134818097

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item