Hapësirë – Teleskopi evropian Gaia arrin në destinacion

Teleskopi hapësinor evropian Gaia, misioni i të cilës është që të krijojë një hartë 3D të Rrugës së Qumështit, arriti sot orbitën e saj oper...

Teleskopi hapësinor evropian Gaia, misioni i të cilës është që të krijojë një hartë 3D të Rrugës së Qumështit, arriti sot orbitën e saj operacionale, rreth 1,5 milionë kilometra larg Tokës, bëhet me dije nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).


“Të arrihet orbita e përcaktuar është një veprim shumë kompleks, pasi propulsorët e Gaias duhet ta drejtojnë satelitin në drejtimin e duhur por njëkohësisht duhet të ruhen aparaturat shumë të sofistikuara dhe lehtësisht të dëmtueshme nga rrezatimi i Diellit”, shpjegon David Milligan, drejtor i këtij operacioni.
“Pas një nisjeje të mirë që nga baza e Kourou, muajin e kaluar, jemi shumë të lumtur që kemi arritur sot destinacionin e dëshiruar dhe jemi të paduruar që të analizojmë të dhënat shkencore që do të na vijnë në muajt në vijim”, shtoi Giuseppe Sarri, përgjegjës i projektit.
Pasi instrumentet të jenë testuar dhe kalibruar, veprime këto që do të zgjasin rreth katër muaj, teleskopi do të mund të fillojë misionin që do të zgjasë pesë vjetë.
Ai do të lokalizojojë një miliardë yje dhe secili prej tyre do të analizohet rreth 70 herë.
Sateliti do të përcaktojë pozicionin dhe lëvizjen që kryejnë yjet, por gjithashtu edhe distancën që kanë me Tokën, parametri më i vështirë për tu arritur.

Për 99 për qind të yjeve që njihen distanca nuk është llogaritur dot./ATSH-AFP/ 

Related

Astronomi 951328268291405850

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item