Financat moderne Teknologjia informatike mundëson blerjet online
Ndryshimet e shpejta në ekonominë dixhitale kanë bërë një revolucion të vërtetë. Risitë teknologjike vlerësohen të dobishme edhe për ndërtim...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/financat-moderne-teknologjia.html
Ndryshimet e shpejta në ekonominë dixhitale kanë bërë një revolucion të vërtetë. Risitë teknologjike vlerësohen të dobishme edhe për ndërtimin e marrëdhënieve mes prodhuesit dhe blerësit. Blerësi mund të ndryshojë vendndodhjen dhe përsëri shitja realizohet, largësia nga dërgesat bëhet minimale, por këto janë vetëm disa nga ndryshimet më të fundit në tregun botëror. Përkufizimi “porositje elektronike” vitet e fundit njihet me termin (buzzwords) dhe që tregon teknologjitë e ndryshme të reja për dërgesat nga interneti. E-commerce është blerja apo shitja përmes internetit, veçanërisht përmes “world wide web”. Në praktikë ky term shpesh shfrytëzohet në vend të termit e-bussines, që do të thotë dërgim përmes internetit.
Ndryshimet
Ekzistojnë modele të ndryshme të dërgesave elektronike. “Bussines to bussines” ose B2B (nga biznesi për biznesin) përfshin modelin e dërgesave elektronike mes shitësve. Ndryshon nga “Business to Costumer” ose B2C (nga biznesi te konsumatori) model, i cili nënkupton dërgesat nga shitësi te blerësi i thjeshtë. Por, termi B2B i lidh të gjithë pjesëmarrësit në procesin e dërgimit i cili përfshin dhe blerësin e thjeshtë, distributorët etj. Në këtë mënyrë mund të kryhet ndarja e dërgesës varësisht nga pjesëmarrësit në ndërrimin e mallit (shërbimit).
Në internet ka mbi 2,2 milionë web – prezantime të shfaqura dhe rreth 300 milionë faqe interneti. Të ardhurat e realizuara nga këto faqe janë shuma të mëdha. Firma të mëdha botërore realizojnë fitime të mëdha përmes porositjes së mallit përmes internetit. Për shembull, Intel nëpërmjet internetit realizon 40% të shitjeve të veta, eBay shet mbi 3,5 milionë artikuj dhe mbi 2,900 kategori, ndërsa të ardhurat nga puna elektronike për IBM-të llogariten në biliona dollarë në muaj.
Interneti ofron mundësi për realizimin efikas të tregut pasi është i arritshëm kurdoherë. Ka përmbajtje themelore për çdo tip informacioni. Me këtë realizohen kushtet për blerje të suksesshme.
Mundësitë
Duke shfrytëzuar rrugët e internetit, duke porositur mallin online bizneset kanë avantazhe të shumta: nga mundësia e njohjes së konkurrencës dhe reagimi i duhur për aksionet e tyre në treg, gjë që sjell fleksibilitet të lartë në punë. Gjithashtu zvogëlimi i shpenzimeve është një tjetër aspekt që favorizon blerjen e mallrave përmes internetit, duke e përdorur atë si kanal shpërndarje dhe komunikimi me tregun. Kjo lë hapësirë për rritje të fitimeve dhe/ose uljen e çmimeve.
Përparësitë e bërjes së porosive përmes internetit mbeten të shumta. Për këtë arsye, shfrytëzimi i përparësive teknologjike është shndërruar në një mundësi të mirë edhe për bizneset kudo në botë. Sipërmarrjet çdo ditë shtojnë interesimin për të lehtësuar punën që bëjnë në bazë të shfrytëzimit të dobive që sjell teknologjia informative.
Në dy vitet e ardhshme ekonomia në Eurozonë do të rritetKomisioni Evropian vlerëson se ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 0.4 për qind këtë vit, por pritet të rritet për 1.1 për qind në vitin 2014 dhe 1.7 për qind më 2015. Këto të dhëna janë nga një parashikim që ka prezantuar Komisioni në Bruksel. Më herët, KE ka parashikuar që ekonomia e zonës 17-anëtarëshe të rritet për 1.2 për qind në vitin 2014, por ka konstatuar se kërkesa nga ekonomitë në zhvillim do të jetë më e ulët, ndërsa rritja e këtyre ekonomive do të ngadalësohet. Norma e papunësisë në Eurozonë pritet të mbetet në rekordin e tanishëm prej 12.2 për qind këtë vit dhe më 2014, ndërsa më 2015 do të bie në 11.8 për qind.Nivel rekord papunësie në PortugaliLisbonës i duhet një strategji për punësimin qendror. Deklarata vjen nga Organizata ndërkombëtare e punës që në raportin e saj të fundit për tregun e punës në Portugali, flet hapur për të përshkruar situatën, me negativja pas Greqisë dhe Spanjës.
Niveli i papunësisë ka arritur pragun rekord prej 17 për qind dhe fenomeni ka goditur shtresën më të brishtë të popullatës, të rinjtë.
As plani i shpëtimit i vitit 2011 nuk ka mundur të përmirësojë situatën. Ristrukturimet në sektorin publik dhe shkurtimi i pagave kanë ndikuar në uljen e kërkesës së konsumit.
Sipërmarrjet private të vogla dhe të mesme e kanë shumë të vështirë të kenë akses në financime si dhe paguajnë taksa shumë të larta në krahasim me vendet e tjera në Bashkimin Evropian.
Sipas agjencisë së OKB-së, pesë janë problemet kryesore që duhen zgjidhur menjëherë: marrja e kredisë, strategjitë për rritjen e sipërmarrjes, institucionet për tregun e punës, kujdesi për të rinjtë si dhe përfshirja më e madhe e palëve sociale.