Dashuria sekrete e presidentit francez
Kryeredaktorja e revistës Closer shpjegoi vendimin e saj për të botuar fotot që konfirmojnë lidhjen mes aktores Julie Gayet dhe presidentit ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/dashuria-sekrete-e-presidentit-francez.html
Kryeredaktorja e revistës Closer shpjegoi vendimin e saj për të botuar fotot që konfirmojnë lidhjen mes aktores Julie Gayet dhe presidentit francez François Hollande.
“Këtë të premte do të zbulojmë në numrin e ri të, fotot që konfirmojnë thashethemet e lidhjes midis Presidentit të Republikës François Hollande dhe aktores Julie Gayet. Për fotot që shihni me Presidentin në udhëtimet e tij “konfidenciale”, ju me të drejtë çuditeni rreth këtyre imazheve”, thotë ajo.
“Historia është e njohur për shumë njerëz në Paris… Ajo është e njohur edhe për shumë gazetarë politike dhe të gjykatave në Paris. Kështu që është diçka që ne e dimë.” Rasti është i njëjtë me vitin 2007 kur u publikuan fotografitë e para të Valerie Trierweiler me François Hollande.
Francois Hollande do të shpallë publikisht ndarjen e tij nga zonja e parë e Francës Valerie Trierweiler, por është i frikësuar për ta bërë, ndërsa ajo është në spital. “Disa e kanë këshilluar që të bëjë një njoftim për ndarje, por shëndeti i Valerie Trierweiler e ka bërë që ta shtyjë vendimin” tha një burim për Le Parisien.
Zonja Trierweiler, 48 vjeç, është shtruar në spital, ku ka ndjekur lajmet e çështjes Hollande me Julie Gayet, 41 vjeç. Nuk ka asgjë të gabuar fizikisht, por ajo tha se të mësuarit në lidhje me marrëdhënien ishte si “goditja nga një tren me shpejtësi të lartë ” dhe ndjehet e dëshpëruar.
Francois Rebsamen, një deputeti socialist, tha se historia tregoi që Zonja e Parë u vjetërua. “Nuk ka më një Zonjë e Parë në Francë – këto praktika janë të vjetra, të dala mode dhe duhet të ndalohen” tha ai për radion RTL.
François Hollande ka thënë: Ti zgjedh një person. Pastaj ky person mund të jetojë vetëm, mund të jetë i vetëm, mund të jetojë me një burrë apo një grua. Nuk ka pse t’i interesojë njerëzve dhe nuk ka pse të hyjë në lojë.
Hollande, 59, thuhet se ka bërë një rrëfim të plotë për partnerin e tij të gjashtë viteve, përpara se detajet e plota të botoheshin në në revistën Closer të premten. Zonja Trierweiler, ka thënë se është e gatshme për të falur të dashurin e saj nëse ai deklaron si “publikisht dhe privatisht” se puna e tij me Znj Gayet është një e kaluar. Z. Hollande ka folur në lidhje me skandalin që kur është bërë publik të premten e kaluar, ku shprehu keqardhje për ndërhyrjen në jetën private të tij, por ai ka lënë të kuptohet se nuk do t’ju shmanget pyetjeve në lidhje me jetën e tij të dashurisë.
Një burim i afërt me presidentin i tha të përditshmes Le Figaro: Në qoftë se pyetet rreth kësaj çështje, ai do të përgjigjet. Por kjo konferencë shtypi vjen në një kohë të keqe për të. Ai do të përpiqet të përqëndrohet në debatin për politikat e tij ekonomike, por nga e premtja e kaluar, jeta e tij private është në qendër.
Me gjithë vëmendjen e mediave, një anketë e fundit tregoi se 80 për qind e francezëve besonin se jeta e z. Hollande duhet të mbetet private dhe 90 për qind besonin se ekonomia e Francës është çështja më kritike me të cilën përballet kombi. Ndërkohë një zëdhënës tha se Znj. Trierweiler do të qëndrojë në spital për gjashtë ose më shumë ditë, duke shtuar se ajo kishte nevojë për pushim pas një goditje shumë të fortë emocionale.
Çifti nuk është martuar, por ka qenë së bashku për gjashtë vjet, duke u bërë zonja de facto e parë, kur kreu socialist u bë President në vitin 2012. Trierweiler e ka bërë të qartë se është i nevojshëm një sqarim. Në qoftë se ajo nuk është më e zonja e parë, nuk mund të vazhdojë të ketë një zyrë në Elysee me përdorimin e fondeve shtetërore.
Presidenti nuk mohoi asgjë. As zhdukjen me skuterin me oficerin e sigurisë në mes të natës, as takimet klandestine, as datat ku nis Historia e dashurisë… disa muaj më parë. Fillimisht Zonja e parë nuk e besoi. Ajo mendonte se ata mund të merrnin avokatët e tyre për të ndaluar revistën të botonte historinë. Pastaj ajo u tha se nuk mund të ndalohen. Ajo ishte shumë e mërzitur.
Disa kritikë kanë vënë në pikëpyetje vendimin e saj për të qëndruar në spital, duke thënë se ajo ishte duke përdorur ‘ shantazh emocional ‘ për të mbajtur pozitën e saj.
dailymail.co.uk