A mund t’i ndryshoni të tjerët?

Mundësitë  janë, që ju të keni përreth njerëz në jetën tuaj, që sjellja e të cilëve, dëshironi të ndryshojë. Partneri juaj romantik mund të ...


Mundësitë  janë, që ju të keni përreth njerëz në jetën tuaj, që sjellja e të cilëve, dëshironi të ndryshojë. Partneri juaj romantik mund të ketë shtuar ca kile. Prindërit tuaj mund të ankohen shumë. Shoku më i mirë nuk do të kërkojë punë të re, edhe pse e urren punën që ka tani.
Pasi vëren këto situata, është e natyrshme që të nxitësh njerëz të tjerë për të ndryshuar. Po a është e mundur të ndryshoni sjelljen e dikujt tjetër ? Edhe ju duhet të provoni ?
Rezulton se ju mund të ndihmoni njerëzit për të ndryshuar sjelljen e tyre, por kjo është e kufizuar dhe ju nuk mund ta bëni pa ndihmën e tyre.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit e tjerë të ndryshojnë është të mësoni se si të ndryshoni vetë sjelljen tuaj. Sa më shumë që njihni faktorët që ndikojnë në sjelljen tuaj, aq më mirë do mund të përdorni të njëjtat parime për të ndihmuar të ndryshojnë njerëzit e tjerë.
Qeniet njerëzore janë një specie shumë sociale. Ne e kemi për natyrë të miratojnë qëllimet e njerëzve rreth nesh. Kjo do të thotë, se ka diçka që i jep të drejtë Mahatma Gandit, kur thotë “Bëhu ndryshimi që do të shohësh në Botë!”. (Pra “Nëse do të mund të ndryshoje veten, edhe tendencat në botë do të ndryshojnë.”) Kur të veproni në këtë mënyrë, pra ashtu si do donit që të tjerët të sillen, ju do ndihmonit njerëzit rreth jush për të miratuar në mënyrë të pandërgjegjshme synimet që jeni duke ndjekur.
Njerëzit janë gjithashtu të ndikuar fort nga mjedisi i tyre. Ne zakonisht, bëjmë gjërat që janë të lehta për t’u arritur dhe për shmangim gjërat e vështira. Kjo do të thotë, se ju mund të ndihmoni njerëzit për të ndryshuar, duke hequr tundimet nga mjedisi i tyre dhe duke i zëvendësuar ato me diçka që nxit qëllimet e dëshiruara.
Për fat të keq, ka kufizime në atë çfarë mund të ndryshoni në lidhje me një person tjetër, pa bashkëpunimin e tyre. Përveç rasteve nëse dikush është i gatshëm vërtetë të angazhohet për një qëllim të ri dhe do ta ndihmojë atë të arrijë këtë qëllim.
Kjo na çon në pyetjen: a ju duhet të përpiqeni për të ndikuar në sjelljen e njerëzve të tjerë?
Nëse mendoni se është e rëndësishme për dikë në jetën tuaj, që të ndryshojë, mos u mundoni ta bëni në mënyra të tërthorta. Shumica e njerëzve shpejt bëhen të vetëdijshëm për përpjekjet tuaja, për të ndikuar në atë që ata bëjnë (mund ta refuzojnë ose ta pranojnë).
Është mirë që njerëzit tuaj të afërt ta dinë se ju kujdeseni për ata dhe jeni të gatshëm për t’i ndihmuar në çdo mënyrë që mundeni. Pas kësaj, ju duhet t’u jepni atyre një mundësi ​​për të vendosur nëse ata duan të ndryshojnë.
Dhe ndërkohë mendoni edhe për jetën tuaj. Fatkeqësia është, se shpesh është më e lehtë të rregulloni problemet e njerëzve të tjerë, se sa tuajat. Pra, parimet për të bërë ndryshime, në praktikë duhen aplikuar tek vetja juaj.
Art Markman, Ph.D.

Related

Psikologji 1073411296661582386

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item