10 fituesit më të pafat të lotarive milionere

Kur fitimi lotarisë kthehet në fatkeqësi, historitë tragjike të fituesve milionerë Shpesh thuhet se paraja blen lumturinë, kjo është deri di...

Kur fitimi lotarisë kthehet në fatkeqësi, historitë tragjike të fituesve milionerë

Shpesh thuhet se paraja blen lumturinë, kjo është deri diku e vërtetë, por nëse do të lexoni historitë e mëposhtme do të ndryshoni tërësisht mendim. Revista prestigjioze “Time” sjell historitë e dhjetë fituesve të lotarive milionere,  por që pasurimi rezultoi të ishte ndodhia më e keqe e jetës së tyre! E ndërsa pritej që fitimi i lotarisë ka vetëm anë atë mirë, ajo ka edhe anët e saj negative. Të afërmit dhe kushërinjtë, dhe miqtë e ngushtë mund të vijnë dhe të kërkojnë ndihmë për problemet e tyre, rrëmbimi, vjedhja dhe vrasja menjëherë bëhen kërcënim serioz për jetën. Dhe ndonjëherë, rreziku më i madh i këtyre personave mund të bëhen fituesit në vetvete. Në këtë listë do të gjeni histori të tilla, ku nga fitimi i lotarisë William Post, një qytetar amerikan përjetoi historinë më të dhimbshme të jetës së tij. A fitoi plot 16.2 milion dollarë, një pjesë të të cilave e harxhoi për vese. Deri këtu gjithçka normale apo jo? Por kulmi vjen kur vëllai i tij arrestohet, sepse donte ta vriste prej lotarisë./Tirana Observer/

10 – Urooj Khan
Çmimi: 1 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 1 muaj
Urooj Khan nga Çikago, zbuloi në mënyrën më të keqe se lotaria nuk është gjithmonë një lojë fituese. Ky 46 vjeçar kishte vendosur të hiqte dorë nga blerja e biletave të lotarisë, pas biletës që bleu në Qershor të 2012. dhe realisht atij nuk do i duhej të blinte asnjë biletë tjetër, pasi ajo rezultoi të ishte bileta fituese e një xhekpoti prej 1 milion dollarësh. Khan vendosi të tërhiqte vetëm një pjesë të parave të fituara, Çeku u lëshua më 19 Korrik, por Khan nuk pati rastin të përfitonte prej tij – ai u shpall i vdekur ditën e nesërme. Autoritetet përcaktuan se vdekja e tij ishte për shkaqe natyrale për shkak të problemeve me arterien dhe nuk kryen autopsi pasi nuk kishte dyshime. Por kur një kushëri i tij këmbënguli për një autopsi, stafi mjekësor kreu një test kimik. Rezultatet treguan se ai ishte helmuar me cianid.

9 – Andrew “Xhek” Whittaker

Çmimi: 315 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 4 vjet
Andreë Jackson Whittaker ishte i pasur kur fitoi lotarinë ndërkombëtare “Powerball” në dhjetor të vitit 2002. Një kontraktor milioner nga West Virginia, Whittaker u bë fituesi i shumës më të madhe të lotarisë në histori, kur fitoi 315 milionë dollarë. Por e gjithë kjo shumë duket se i solli më shumë dëme. Ai vendosi të marrë 170.5 milionë dollarë në dorë, dhe jo si këste për 20 vjet. Më pas u grabit tre herë, një herë kishte me vete më shumë se 500 mijë dollarë në një klub nate. Ai gjithashtu u hodh në gjyq për sulm, u arrestua për ngjarje në gjendje të dehur, dhe madje u akuzua se ishte përfshirë në një përleshje në bar. Në vitin 2004, tre hajdutë hynë në shtëpinë e tij dhe gjetën trupin e një shoqeje të mbesës në shtëpinë e tij. Ai tashmë është trokë dhe shprehet se do dëshironte mos ta kishte fituar asnjëherë llotarinë.

8 – Billie Bob Harrell
Çmimi: 31 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 20 muaj
Billie Harrell mendoi se problemet e tij morën fund kur ai fitoi llotarinë prej 31 milion dollarësh. Pothuajse trokë dhe duke kryer punë të papaguara mirë, me një grua dhe tre fëmijë për të mbajtur, shuma e parë prej 1.24 milion dollarësh dukej për të si drita në fund të tunelit. Në fakt, ky ishte fillimi i një viti të tmerrshëm për të. Ai filloi me gëzim: la punën tek Home Depot, çoi familjen në Hawai, dhuroi mijëra dollarë tek kisha e tij, bleu makina dhe shtëpi për miqtë dhe kushërinjtë dhe dhuroi para dhe për të varfrit. Por shpenzimet e tij, tërhoqën vëmendjen e të padëshiruarve: atij ju desh të ndërronte shumë herë numrin e telefonit pasi e telefononin për të bërë donacione. Ndarja nga gruaja pas një viti, ishte ajo që solli ndryshim. Djali i tij e gjeti të vdekur në shtëpi, nga një gjuajtje me armë. Mendohet se ishte vetëvrasje.

7 – William Post III
Çmimi: 16.2 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 3 muaj
Wlliam Post III provoi të vërtetën e shumë përfolur: më shumë para, më shumë probleme. Pasi ai fitoi 16.2 milion dollarë në llotarinë e Pensilvanisë në 1988, ai u bë viktimë e krimit, falimentimit, tragjedive dhe veseve të këqija. Në dy javët e para pas marrjes së çekut të parë, ai kishte shpenzuar 2/3 e tij duke blerë një restorant, një makinë dhe një aeroplan. Shpenzimet e tepruara vazhduan akoma: brenda tre muajve ai ishte futur në borxhe. Por shifrat ishin problemi i tij më i vogël: sipas lajmeve vëllai i tij ishte arrestuar pasi kishte paguar dikë për vrasjen e tij dhe të gruas së tij; të afërmit e bindën që të investonte në biznese të pavlera. Ai falimentoi. “Çdokush ëndërron të fitojë para, por askush nuk e kupton se çfarë makthesh dhe problemesh mund të lindin prej parave,” u shpreh Post në 1993. Paratë nuk e përmirësuan shumë jetën e tij.

6 – Keith Gough
Çmimi: 9 milion paund (afërsisht 14 milion dollarë)
Vlefshmëria e biletës: 5 vjet
Keith Gough nuk e harxhoi pjesën më të madhe të pasurinë së tij – e shpenzuan një grup miqsh hileqarë. Pasi gruaja e tij fitoi llotarinë në 2005, familja e shpenzoi pasurinë normalisht: ata blenë një shtëpi luksoze dhe paguan 560 mijë dollarë për të rezervuar një vend special në stadiumin e futbollit. Por Gough filloi të pinte nga mërzitia, pasi la punën tek furra e bukës, dhe pasi gruaja e braktisi në 2007. Ndërkohë që trajtohej në një qendër rehabilitimi, ai takoi James Prince që e bindi atë të përfshihej në biznese ilegale, duke e lejuar Prince të kishte akses në llogarinë e tij bankare. Pasuria e tij nuk do zgjaste për shumë kohë: ai vdiq në Mars të 2010 nga ataku kardiak, i menduar si rezultat i stresit dhe abuzimit me alkoolin. Në kohën e vdekjes ai kishte ende 1.3 milion dollarë në bankë.

5 – Michael Carroll
Çmimi: 9.7 milion paund (afërsisht 15.5 milion)
Vlefshmëria e biletës: 8 vjet
I quajtur “Harbuti i Llotos” në Angli, Michael Carroll bëri ekzaktësisht atë që nuk duhet të bëjnë personat që fitojnë para në mënyrë të paplanifikuar: ai i shpenzoi të gjitha paratë në drogë dhe prostituta. Menjëherë sapo mori paratë, i tërhoqi të gjitha përnjëherë, ai u dha një pjesë familjarëve dhe miqve dhe pjesën tjetër e shpenzoi në drogë, kumar dhe prostitute. Sipas raportimeve, ai shpenzonte 3 mijë dollarë në ditë për kokainë dhe vazhdimisht organizonte festa në shtëpinë e tij 500 mijë dollarëshe. Sjellja e tij bëri që gruaja dhe vajza e tij ta braktisnin. Në tetë vjet ai shpenzoi gjithë paratë e fituara. Ai ju rikthye jetës së mëparshme, kur jetonte me 42 paund në ditë. “Më duket më e lehtë të jetosh me 42 paund se me një milion”, u shpreh Carroll. Më pas, ai pranoi se kishte tentuar të kryente vetëvrasje.

4 – Janite Lee
Çmimi: 18 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 8 vjet
Janite Lee ishte një ndër të paktat fituese të llotarive që zgjodhi të shpenzonte paratë e fituara jo për vete, por për dikë tjetër. Lee, një emigrante nga Korea e Jugut, punonte në një parukeri, kur fitoi llotarinë prej 18 milion dollarësh në Ilinois, në 1993. Pasi transferoi familjen në një lagje të pasur në Saint Louis, ajo shpenzoi pjesën më të madhe të parave në filantropi. Kontributet e saj bënë që ajo të darkonte me Bill Clinton dhe Al Gore, dhe dhurimet që bëri në fushën e arsimit bënë që emri i saj të vendosej në një nga sallat e Universitetit të Washingtonit të Shkollës së Drejtësisë. Pas marrëveshjeve jo të mira që bëri, në më pak se dhjetë vjet e pa veten të falimentuar dhe në 2001, ajo kishte më pak se 700 dollarë në llogarinë e saj bankare dhe 2.5 milion dollarë borxhe.

3 – Callie Rogers
Çmimi: 1.9 milion paund
Vlefshmëria e biletës: 6 vjet
Kur adoleshentja britanike fitoi 1.9 milion paund në Korrik të 2003, vendosi “të mbushte me dhurata” familjarët dhe miqtë. Vajza nga Anglia, u dha të dashurve të saj dhurata të tilla si makina, shtëpi dhe pushime luksoze. Ajo shpenzoi gjithashtu qindra mijëra paund në festa, impiante gjoksi dhe veshje firmato. Por në 2009, Daily Mail raportoi se Rogers kishte falimentuar. “Thjesht doja të bëja njerëzit të lumtur duke u blerë dhurata, por kjo gjë nuk po më bënte mua të lumtur. Pasuria më bëri të dyshoja nëse njerëzit rrinin me mua prej parave të mia.” Ajo u shpreh se kishte tentuar të bënte vetëvrasje por tashmë ishte gati të përballej sërish me varfërinë. Ai filloi një punë dhe shprehej se jeta e saj tashmë ishte më e lumtur. “Ato nuk më dhanë gjë tjetër përveç momenteve të palumtura. Më shkatërruan jetën”.

2 – Jeffrey Dampier
Çmimi: 20 milion dollarë
Vlefshmëria e biletës: 9 vjet
Jeffrey Dampier përdori 20 milion dollarët që fitoi nga llotaria e Ilinoisit në 1996 për të hapur një biznes kokoshkash dhe për të blerë dhurata për familjarët, përfshi dhe kunatën e tij Viktoria Xhekson me të cilën kishte një lidhje jashtë martese. Në 2005, ajo u rikthye tek Jeffrey, kur ajo dhe i dashuri i saj Nathaniel Xheknson (nuk i përkisnin të njëjtës familje), planifikuan të vidhnin pasurinë e tij. Pasi çifti i lidhi Dampierit duart dhe këmbët, Nathaniel detyroi Viktorian të bënte një zgjedhje: “Vrit Dampierin, ose unë do të të vras ty”. Viktoria zgjodhi të jetonte, dhe pronari i Kokoshkave Kassie Gourmet në distriktin e Tampas vdiq nga një plumb në kokë. Të dy u kapën dhe u dënuan për vrasje dhe janë në burg me dënim të përjetshëm.

1 – Evelyn Basehore
Çmimi: 5.4 milion dollarë (në dy xhekpote të ndryshme)
Vlefshmëria e biletës: 15 vjet
Ndoshta mendoni se dikush me shumë fat, i cili fiton dy herë llotarinë, do respektonte atë që i është dhënë. Evelyn Basehore fitoi një xhekpot prej 3.9 milion dollarësh në 1985 dhe më pas fitoi 1.4 milion dollarë në të njëjtën lojë, vetëm pesë muaj më pas. Por ajo nuk mundi të kontrollonte vesin e saj për të shpenzuar. Ajo i dha një pjesë të madhe të këtyre parave miqve të saj; një pjesë të madhe e harxhoi në kumar dhe lojrat e fatit në Atlanta. “Të fitosh llotarinë nuk është gjithmonë ashtu siç duhet të jetë. Të gjithë donin paratë e mia. Të gjithë synonin ato,” u shpreh ajo pasi harxhoi të gjitha paratë në 2000 dhe u zhvendos në një vend të pak luksoz nga ai i mëparshmi. Së fundmi ajo ka pranuar se ende vazhdon të luajë herë pas here.  /Tirana Observer/

Related

Suplement 7727690956309343294

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item