Përse suksesi i mëparshëm mund të kthehet në dështim
Një analizë domethënëse mbi menaxhimin e biznesit dhe mbi mendësinë që ndan suksesin e sigurt nga dështimi i pashmangshëm në botën e rrëmbye...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/perse-suksesi-i-meparshem-mund-te.html
Një analizë domethënëse mbi menaxhimin e biznesit dhe mbi mendësinë që ndan suksesin e sigurt nga dështimi i pashmangshëm në botën e rrëmbyeshme të sipërmarrjeve më fitimprurëse dhe më të rrezikshme njëkohësisht
Sipërmarrje
Nga Noreena Hertz, CNN
Dick Zanuck ishte një nga producentët më të suksesshëm të filmave kohët e fundit. Filmat e tij hite përfshijnë “The Sting”, “Jaws”, “Cocoon”, “Driving Miss Daisy” dhe filmin e fundit “Alice in Wonderland”, që mblodhi më shumë se një miliard dollarë nga shfaqja në kinema.
Personalitetet që folën në funeralin e tij përfshijnë Clint Eastwood dhe Steven Spielberg, të cilët e quajtën producentin një gur themeli në industrinë e filmit.
Por kur unë pata një drekë me Dick Zanuck vitin e shkuar disa ditë përpara se ai të vdiste, ne diskutuam një nga momentet e pakta kur vendimmarrja e tij kishte shkuar keq.
Në vitin 1965, një film i prodhuar nga Zanuck theu të gjithë rekordet e filmave të mëparshëm. Filmi, një mjuzikëll rreth një murgeshe stazhiere endacake në alpet australiane, e luajtur nga aktorja Julie Andrews, “The Sound of Music”, u bë sukses gjigant komercial. Ai mbetet në inflacionin e rregulluar me dollar, filmi i tretë me fitimet më të mëdha i të gjitha kohërave.
Zanuck ishte tridhjetë vjeç dhe ky ishte suksesi i tij i parë i madh. Ndaj çfarë bëri ai më pas? Pa e kuptuar ai u përpoq të përsëriste atë që sapo kishte bërë.
“Isha i bindur se zhanri i mjuzikëllit ishte kthyer dhe se në kokat e shumë njerëzve dhe studiove ishte ngulitur ideja se kjo ishte rruga që duhej ndjekur”, më tha Zanuck.
Kështu ai autorizoi edhe tri mjuzikëll të tjerë, të gjithë në të njëjtin rrymë. Mjuzikëlli “Doctor Doolittle, Star”, ishte gjithashtu i luajtur nga Julie Andrew dhe i drejtuar nga i njëjti regjisor, producent dhe koreograf ashtu si “The sound of music” dhe “Hello Dolly”.
Që të tre filmat e tjerë që u nisën pas suksesit të parë, rezultuan dështim. Por çfarë shkoi kaq keq?
Gjatë kohës kur filmat “përsëritës” pësuan rënien, lufta në Vietnam kishte filluar, Martin Luter King ishte vrarë dhe lëvizjet për të drejtat civile kishin politizuar publikun amerikan, ndërsa muzika pop dhe rrok ishte bërë mbizotëruese.
Kështu personazhet e ëmbla të mjuzikëllit baritor të alpeve australiane e kishin humbur shkëlqimin. Asgjë nuk ndodhi prej faktit se e kaluara nuk është një parashikuese e mirë e asaj që do të vijë. Ato që vijuan ishin për faj se askush nuk mund të parashikojë një trajektore lineare për të ardhmen.
Ashtu sikurse “Nokia”.
Që nga vitet ‘90 dhe më pas, “Nokia” mbizotëroi industrinë e telefonisë celulare. Në pikën më të lartë, kompania kishte një vlerë tregu prej 303 miliardë dollarësh dhe në vitin 2007 rreth 4 nga 10 celularë që bliheshin në të gjithë botën ishin të prodhuar nga “Nokia”.
Por kur “Apple” prezantoi celularin që do të ndryshonte lojën në po të njëjtin vit, “Nokia” humbi terren. Edhe pse kompania kishte zhvilluar tashmë një pajisje të stilit “iPhone” të kompletuar me një ekran me prekje, harta, blerje online dhe shumë të tjerë, ndoshta diku tek shtatë vjet më parë.
Për habi, kompania nuk e nxori kurrë këtë produkt të ri në treg. Në vend të kësaj “Nokia” vendosi të vazhdojë rrugën e produktit të vjetër, për të cilin ata e dinin se i kishte sjellë kompanisë sukses deri në atë çast.
Menaxherët e “Nokia”-s mendonin se suksesi i tyre i mëparshëm do të vazhdonte të ishte një udhëheqje e mirë për të ardhmen, por ne e dimë tashmë se çfarë ndodhi.
Në gjashtë vjet që kur “iPhone”-t janë prezantuar, “Nokia” humbi pothuajse 90 për qind të vlerës së saj në treg. Dhe kur “Microsoft” bleu biznesin celular të “Nokia”-s në fillim të këtij muaji, çmimi që pagoi për të ishte vetëm gjysma e asaj që “Google” pagoi për “Motorola”-n vitin e shkuar, duke pasqyruar sesa poshtë kishte rënë kompania.
Suksesi mund të jetë një shenjë e kobshme për risinë dhe kreativitetin, veçanërisht këto ditë kur dihet sesa shpejt po lëviz bota e teknologjisë, por jo vetëm.
Suksesi gjithashtu mund të na ngjallë vetëkënaqësi, një ndjenjë që dihet se rrezikon të na verbojë për të vërtetat e reja që shfaqen.
Ndaj çelësi për të marrë vendime të zgjuara është mendimi që monitoron, që është i hapur ndaj ndryshimeve të shpejta dhe informacioneve të reja, të cilat janë të qenësishme për bashkëveprimin e mjedisin dhe asaj që do të vijë në të ardhmen.
Nëse jeni në kërkim të suksesit nuk ka shumë për t’ju këshilluar, merrni vendimin e duhur, në kohën e duhur, hidhni hapin drejt së ardhmes pa u lëkundur prej mendësisë së asaj që dikur ishte një e tashme e sigurt.
Eksplorimi i mundësive të reja dhe idetë revolucionare janë ato që po e mbajnë industrinë dhe ekonominë botërore në këmbë, teksa njerëzit kalojnë çdo ditë pranë vitrinave të dyqaneve me shpresën e një produkti të ri që s’e kanë parë deri më tani.