YouTube hap transmetimin e drejtpërdrejtë për të gjitha llogaritë e verifikuara
YouTube tani i mundëson transmetimin e drejtpërdrejtë çdokujt që posedon një llogari të verifikuar në këtë shërbim. Zgjerimi përfshin mundës...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/youtube-hap-transmetimin-e.html
YouTube tani i mundëson transmetimin e drejtpërdrejtë çdokujt që posedon një llogari të verifikuar në këtë shërbim.
Zgjerimi përfshin mundësinë për të lëshuar një Google+ Hangout drejtpërdrejt nga menaxheri i ngjarjeve në YouTube Live, duke mundësuar qasje më të lehtë për ndjekësit në rrjetin social të gjigantit të uebit, tha YouTube gjatë të enjtes.
“Kjo iu ofron një rrugë të thjeshtë për arritur dashamirësit tuaj drejtpërdrejt dhe është rruga ideale për të ftuar pjesëmarrësit që t’i bashkohen shfaqjes suaj,” shkroi menaxheri i produktit Satyajeet Salgar dhe inxhinieri softuerik Tim James, në një postim në blogun e ndërmarrjes.
Përdoruesit mund të kontrollojnë statusin e qasjes së tyre duke vizituar faqen e tyre të llogarisë në YouTube ose duke pritur që të paraqitet opsioni Live Eventes në menynë e Video Manager-it. Zgjerimi pritet të bëhet brenda javëve të ardhshme, shkroi dyshja Salgar dhe James.
YouTube filloi përpjekjet e veta në transmetim të drejtpërdrejtë në vitin 2011 me lëshimin e YouTube Live, por në fillim ishte i kufizuar vetëm për partnerët dhe llogaritë e YouTube-it.
Qasja ishte siguruar për vetëm një numër të vogël të llogarive në kanale të posaçme, si ato të muzikës, sportit, lajmeve dhe lojërave. Llogaritë po ashtu mund të kenë të paktën 1,000 ndjekës përpara uljes së asaj kërkese në 100 gjatë muajit gusht.
Lëvizja do të rris presionin sfidues në disa ndërmarrje që ofrojnë veçorinë e transmetimit të drejtpërdrejtë për konsumatorë dhe biznese, si Ustream, Brightcove dhe Livestream. (PCWorld Albanian)