VV feston fitoren në Prishtinë (Video)

Nën brohoritjet "Albin Kurti" "Vetëvendosje" "Shpendi", qindra qytetarë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kan...

Nën brohoritjet "Albin Kurti" "Vetëvendosje" "Shpendi", qindra qytetarë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë para Teatri Kombëtar për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit.


Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që askush nuk ka mundur në Prishtinë 14 vite pas luftës. Ai e ka mposhtur në garë për Prishtinën, LDK-në, duke u bërë kryetar i ri.
Shpend Ahmeti ka fituar 51.05 % të votave përkundër 48.05 të Isa Mustafës.
Katër vitet e ardhshme Prishtina do të ketë kryetarë të ri dhe për herë të parë nga një parti tjetër. Shpend Ahmetin.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje tani ka nisur festën te sheshi "Skënderbeu" ku do të festojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.
Sidoqoftë kryesia e kësaj Lëvizje, ka bërë thirrje për maturi dhe festim të rregullt. /Zëri/

Related

Video 4874284925540037130

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item