Substancat në shishet e plastikës shkaktojnë dhimbje koke

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se konsumimi i lëngjeve nga gotat dhe shishet e plastikës, në shumë raste mund të shkaktojë kokëdhimbje....

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se konsumimi i lëngjeve nga gotat dhe shishet e plastikës, në shumë raste mund të shkaktojë kokëdhimbje. Edhe më herët është thënë se substancat përbërëse në ambalazhin sintetik të plastikës kanë ndikim negativ në shëndet, me ç’rast shkaktojnë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë sterilitetin dhe infarktin e zemrës. Ndërkaq, studimi i ri tregon se këto substanca shkaktojnë edhe kokëdhimbje. Autorët i kanë analizuar edhe studimet e mëparshme dhe i kanë kombinuar me rezultatet e tyre. Kështu, ata kanë ardhur në përfundim se substancat e pranishme në plastikë ndikojnë në nivelin e hormoneve duke shkaktuar, mes tjerash, edhe kokëdhimbje të forta.

Related

Shëndet & estetikë 385999328194774032

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item