Luhatja e temperaturave, si kurohen sëmundjet e zemrës

Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të zgjedhin me kujdes ambientin së ku jetojnë. Mjekët këshillojnë se duhet të tregohen të gj...


Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të zgjedhin me kujdes ambientin së ku jetojnë. Mjekët këshillojnë se duhet të tregohen të gjithë të kujdesshëm, që të evitohen sa më shumë ato ambiente, ku ndotja e ajrit është më e theksuar. Shkaku kryesor i infarktit është mungesa e vajtjes se oksigjenit bashkë me gjakun në qelizën muskulore, por kjo në zonat me ndotje të lartë shtohet akoma edhe më tepër. Pikërisht për të shmangur këto probleme, mjekët këshillojnë të përdoren ecjet në ambientet me ajër të pastër. Por edhe të ftohtët është një nga shkaktarët e tjerë, kryesore, që sjellin probleme për të sëmurët me zemër. Kardiologët theksojnë se ata persona, të cilët zgjedhin të konsumojnë alkool për të përballuar të ftohtin duhet të kenë shumë kujdes.
Shkaktarët
Kjo zgjidhje është krejtësisht e rrezikshme për shëndetin dhe kryesisht për zemrën e tyre. Por si dhe sa ndikojnë kushtet atmosferike në sëmundjet e zemrës. Përderisa shkaku i infarktit është mungesa e vajtjes së bashku me gjakun e oksigjenit në qelizën muskulore, kuptohet që jetesa në një mjedis të pastër është thelbësore për mbarëvajtjen e shëndetit të të sëmurëve me zemër. Në një vend ku ndotja nga pluhurat, gazrat e makinave apo edhe ndërtimet do të thotë që një frymëmarrje bëhet e vështirësuar. Si pasojë dhe sasia e oksigjenit që ai njeri thith është më e pakët. Kjo sjell automatikisht pasoja të shëndeti i atyre personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Ndryshe ndihet një person në një ambient klimaterik të pastër, si në Dajt apo edhe në breg të detit dhe ndryshe ndihet një njëri në mes të Tiranës. Këtu flasim për njerëzit më shëndet të mirë, atëherë ç’duhet të mendojmë për ata që kanë problemë në zëmër?! Kështu që ndotja e ambientit ndikon më shumë tek të gjithë njerëzit, pastaj për ata që vuajnë nga zemra kjo është akoma dhe më e theksuar. Po ashtu luhatja e temperaturave dhe kryesisht i ftohti, japin tek të sëmurët me zemër një sërë pasojash. Edhe luhatjet e temperaturave apo edhe ato ekstreme krijojnë probleme tek njerëzit.
Studimi
Një në çdo katër vetë mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat tregojnë se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pa mjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Sipas autorëve të studimit, këto të dhëna theksojnë nevojën për një kuptim më të mirë të rasteve të pushimit të zemrës për shkaqe diastolike dhe në ç’mënyrë të parandalohen ato.
Femrat.
Ato janë më të rrezikuara, nga sëmundjet kardiovaskulare. Më shumë gra vdesin prej sëmundjeve të zemrës sesa prej të gjithë kancerëve së bashku. Më shumë se dy milionë gra në Evropë vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare, që është 43 për qind prej të gjitha arsyeve tjera për vdekjen e tyre. Ndaj, kështu zemra, e jo kanceri në gji (prej të cilit brenda vitit vdesin vetëm 5 për qind të grave), është vrasësi numër një i grave. Më mirë besoni. Pjesa më e madhe e njerëzve ende konsiderojnë se sëmundjet kardiovaskulare kryesisht janë problem i burrave, por në realitet sëmundjet kardiovaskulare asnjëherë nuk i kanë diskriminuar gjinitë. Në fakt, për shkak të arsyeve më të ndryshme komplekse, sulmi në tru ose zemër te gratë, në dallim nga burrat, kanë gjasa më të mëdha që të përfundojnë në mënyrë fatale. Megjithatë e vërteta është se shenjat e sëmundjes së zemrës te gratë paraqiten më vonë, nga vitet e tyre të gjashtëdhjeta ose dhjetë vjet më vonë sesa te burrat. Hormonet luajnë rol mbrojtës te gratë para menopauzës, por besimi se gratë janë imune ndaj problemeve të zemrës para menopauzës janë tërësisht të gabueshme.
Simptomat
Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C, mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.
Trajtimi
Një studim i kohëve të fundit tregon se një nga ilaçet kryesore që përdoren kundër tensionit të lartë të gjakut, Amlodipina, u tregua më e efektshme për pakësimin e rrezikut të goditjeve në zemër tek personat që vuajnë nga zemra, por që kanë tension normal të gjakut. Studimet kanë treguar se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut aktualisht mund të ngadalësojnë krijimin e plakëzave të gjakut në arteriet e zemrës. Dihet se këto pllakëza kur shtohen bllokojnë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje.

Related

Shëndet & estetikë 7130972536003871295

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item