Kush na urren në Facebook? Ja aplikacioni që zbulon miqtë e rremë
Faqja e internetit HateWithFriends na njeh me miqtë që në të vërtetë nuk na pëlqejnë. Në këtë mënyrë ajo na njofton dhe na lejon te vendosim...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/kush-na-urren-ne-facebook-ja.html
Faqja e internetit HateWithFriends na njeh me miqtë që në të vërtetë nuk na pëlqejnë. Në këtë mënyrë ajo na njofton dhe na lejon te vendosim nëse duam apo ta vazhdojmë miqësinë me ta.
Tregoni të vërtetën, me të vërtetë ju pëlqejnë të gjithë miqtë tuaj në Facebook? Veç kësaj, jeni edhe ju aq të sigurt se edhe ata ju pëlqejnë juve? Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve do të ishte një “Jo” e madhe (siç ka shumë mundësi të jetë), ka ardhur momenti që të bëni disa “pastrime” dhe të eleminoni miqtë e padëshiruar nga rrethi shoqëror i ndërsjellë, edhe sepse është e pamundur të shkohet përpara duke u shtirur se dikush prej tyre na duket gjeni vetëm duke i injoruar postimet që bën. Në praktikë ky aplikacion do të përhapet akoma më shumë falë funksionit “Unfollow” (Mos e ndiq), funksion ky që po zëvendëson atë të vjetrin, të quajtur “Hide All” (Fshih gjithçka), i cili të lejon të vazhdosh të jesh mik me dikë pa qenë i detyruar të durosh përditësimet e tij të mërzitshme.
Por nëse nuk dëshironi që ta bëni ju lëvizjen e parë, me rrezikun se do të duhet të justifikoheni për “spastrimin”, tanimë ekziston aplikacioni që bën “punën e pistë” në vendin tuaj. Quhet ‘HateWithFriends’ (Urrehuni me miqtë), dhe ju lejon të zbuloni se cili nga miqtë tuaj është në fakt armiku juaj, dhe anasjelltas. Menjëherë sapo futesh në këtë faqe me të dhënat e tua me të cilat hap faqen tënde të Facebook-ut, do të të shfaqet lista e miqve, ku në njërën anë të së cilës do të vëreni butonin “lo odio/la odio” (e urrej atë) poshtë fotos së personit. Ia bashkangjit komandën tënde personit dhe në rast se edhe ai person ka bërë të njëjtën gjë me ju, atëherë do t’iu vijë një e-mail ku do të shihni të shkruhet “urrejtje e kundërpërgjigjur”, në këtë pikë mund të vendosni nëse doni ta fshini nga lista e miqve njëri-tjetrin (zgjidhje ngrohtësisht e këshillueshme) apo doni t’i dërgoni njëri-tjetrit një dhuratë virtuale (një zgjedhje pa dyshim e çuditshme, por sidoqoftë, elegante)
E shpikur nga i njëjti Chris Baker, ideator që tashmë mban edhe firmën e shpikjes së aplikacionit “Unbaby.me”, (element i aplikacionit Chrome, i cili sot njihet me emrin ‘get rather’ – për më tepër, të marrësh, i cili zëvendëson fotot e fëmijëve të vegjël ose fotot me ndonjë subjekt tjetër, të postuara nga ndonjëri prej miqve tanë me të cilët kontaktojmë, me imazhe që ju pëlqejnë juve) me qëllimin që të vërë në lojë aplikacionin e quajtur “Bang With Friends”, i cili i ngjet një loje “gjuetie erotike”, që të lejon të zbulosh se cili/cila nga miqtë/mikeshat do të donte të kryente marrëdhënie seksuale me ju. Ky aplikacion ekziston edhe sot por i etiketuar me emrin “Down”. Kështu që aplikacioni “HateWithFriends” duhet perceptuar si ‘një argëtim anti-social i pastër dhe i thjeshtë’. Madje vetë ideatori Baker do të shprehej për agjensinë ABCNews, duke thënë se shpikja e tij: “…do të jetë tendenca e re më e madhe e të ardhmes në ardhje.”
Por duke u nisur nga reagimet të ardhura nëpërmjet “DailyMail”, ky aplikacion nuk shkaktoka aq të qeshura sa do të duhej, duke qenë se në komentet, pothuajse unanime të përdoruesve thuhet se nëse dikush të duket antipatik, mjafton që ta fshish nga lista e miqve ose të mos e përfshish apo ta shtosh fare në të. Kjo është e vërtetë dhe tmerrësisht e dukshme, POR a do t’i rezistonit dot kuriozitetit patologjik për të mësuar se për cilin nga ‘miqtë’ tuaj jeni të padurueshëm? /Corriere.it