Kontradiktat e Julia Timoshenko-s

Mark Urban/BBC Ukraina është në krizë politike përsëri. Që prej “Revolucionit Portokalli ” nëntë vjet më parë, grupet pro –perëndimore dhe p...

Mark Urban/BBC

Ukraina është në krizë politike përsëri. Që prej “Revolucionit Portokalli ” nëntë vjet më parë, grupet pro –perëndimore dhe pro-ruse po pretendojnë për pushtet politik. Presidenti aktual, Viktor Janukoviç, është akuzuar nga protestuesit se i ka kthyer shpinën Evropës, pas refuzimit për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti me BE-në.
Ata gjithashtu e akuzojnë atë për hakmarrje kundër ish- Kryeministres Julia Timoshenko, e cila është burgosur më shumë se dy vjet më parë me akuzën e  abuzimit me detyrën.
Jashtë “Klinikës së Përgjithshme Nr. 5” në qytetin ukrainas Kharkiv ka një kontradiktë që të habit.
Spitali, në të cilin shefja e opozitës Julia Timoshenko po mbahet, të sjellë në mend kohët e Bashkimit Sovjetik, një gjë e shëmtuar betoni, ku burrat e sigurisë me rroba civile patrullojnë, duke mbajtur sytë lutës larg nga një grua e konsideruar nga miliona përkrahës si e burgosur politike.
Ulur në parkun e makinave të spitalit ishte një Range Rover i zi, rrethuar me truproja, dhe brenda saj intervistuam vajzën e zonjës Timoshenko, Eugenia. Ajo ishte e veshur në të zeza, fliste anglisht rrjedhshëm pas shkollimit dhe edukimit universitar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dukej më shumë si Natalie Portman gati të ecë në një qilim të kuq të Hollivudit se sa mund të ngjante me jetën e zakonshme që të krijon ideja e një disidenti politik.
Kjo është kontradikta “Timoshenko”. Burgimi i Julia Timoshenkos nga qeveria e z Janukoviç nxiti grupet evropiane të të drejtave të njeriut që të denoncojnë Janukoviç për persekutimin e një kundërshtari politik dhe e ktheu atë në një idhull të opozitës.
Por të tjerë pretendojnë se abuzimi me zyrën është vetëm maja e ajsbergut dhe pohojnë se ajo ka mbushur xhepat e saj duke tradhtuar “Revolucionin Portokalli” të vitit 2004 në Ukrainë.
Kur e pyeta nëse nëna e saj ishte një grua e ndershme, Eugenia argumentoi: “Janukoviç ka shpenzuar miliona për kompanitë e auditimit dhe ato të gjitha deklaruan se nuk mund të gjejnë një qindarkë korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit nga ana e saj. “
Eugenia Tymoshenko ka mbajtur çështjen e nënës së saj në krye të vëmendjes.
E kthyer në mes të viteve 1990, kur ish- industritë shtetërore ishin duke u privatizuar në republikat ish-sovjetike dhe ku çdokush mendonte për fatin e tij, Julia Timoshenko hyri në biznesin e naftës. Familja thotë se kjo është origjina e pasurisë së saj.
Megjithatë Sergei Leshchenko, zëvendëskryeredaktor i gazetës ukrainase “Pravda”, pretendon se ajo hyri në parlament në vitin 1996 për të fituar imunitet nga ndjekja penale pas dyshimeve për parregullsi financiare.
Gjithashtu ai tregon se ka prentendime se Yulia Tymoshenko ka dërguar 100 milionë dollarë për ish kryeministrin ukrainas Pavlo Lazarenko, i cili doli në një gjykatë amerikane që e dënoi atë me akuzën e korrupsionit në vitin 2006. Kur e pyeta për rastin Lazarenko, Eugenia Timoshenko këmbënguli se gjykata amerikane nuk e kishte akuzuar nënën e saj ose ta ketë shpallur fajtore për ndonjë vepër penale. “Kjo është vetëm diçka që njerëzit pranë Janukaviç përdorim kundër saj”,  tha ajo , edhe pse Z. Leshchenko, i cili ka shkruar një libër për çështjen Lazarenko me siguri nuk është mik i presidentit. Julia Timoshenko është dënuar nga një gjykatë e Ukrainës, por në një proces të kundërshtuar gjerësisht nga grupet e opozitës të cilët e cilësojnë të motivuar politikisht.
Por të habit se si mbështetësit e saj nuk duan t’ia dinë për këto akuza që janë hedhur ndaj saj. Ata nuk duan tia dinë as për rrobat e shtrenjta të Eugenia-s, truprojet e saj, dhe makinën e shtrenjtë. Ata nuk shqetësohen për këtë ose…këto janë tiparet e përditshme të atyre që fitojnë pushtet dhe para në një republikë ish-sovjetike.
Kur e pyeta z Leshchenko , i cili është marrë gjerësisht me hetimin e korrupsionit zyrtar në Ukrainë, nëse ka ndonjë njeri me “duar të pastra” në protestat e fundit, ai tha se ishte e mundur, pasi “jo të gjithë duan të jenë miliarderë”.
A mundet që Julia Timoshenko të bëhet presidente një ditë? Z. Leshchenko mendon se është e realizueshme falë “karizmës” së saj , edhe pse ai mendon se ka gjasa të shfaqet ndonjë politikan i ri, më pak i komprometuar. Ndërsa Eugenia tha “shpresoj që po”, kur i bëra të njëjtën pyetje.
Intervista me të përfundoi, e ndërsa Eugenia dhe truprojat e saj u larguan me shpejtësi nëpër dëborë, unë po vrisja mendjen për fenomenin “Timoshenko”.
Kjo është një masë që tregon se sa e paqëndrueshme dhe cinike është politika në Ukrainë, ku aferat korruptive dhe dënimet penale jo domosdoshmërisht kushtëzojnë karrierën e ndonjë politikani.
Shumë ukrainas më thanë se kundërvajtjet e Presidentit Janukoviç në detyrë ishin shumë herë më të mëdha se ato të Julia Timoshenko-s dhe në të vërtetë sjellja e tij, burgosja e ish-kryeministres, bëri të mundur ringjalljen e fatit të saj politik.
Përgatiti: Mapo.al

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item