Gripi sezonal, ja si mund të mbrohemi

Rritet numri i pacientëve që janë prekur nga gripi te QSUT-ja. Shkaku kryesor, sipas mjekëve, ka qenë ulja e menjëhershme e temperaturave dh...

Rritet numri i pacientëve që janë prekur nga gripi te QSUT-ja. Shkaku kryesor, sipas mjekëve, ka qenë ulja e menjëhershme e temperaturave dhe që nuk është pritur siç duhet nga qytetarët. Hudhra, një metodë e re që sjell shkenca
 
Ndryshimi i temperaturave në vend ka bërë që fëmijët, por edhe të rriturit të preken nga gripi. Ditët e fundit, në QSUT, janë dyfishuar rastet e paraqitura me grip dhe kryesisht është vënë re një rritje e numrit të fëmijëve. Shkaku kryesor, sipas mjekëve, ka qenë ulja e menjëhershme e temperaturave dhe që nuk është pritur siç duhet nga qytetarët.
Gripi
Gripi mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit. Në vendet e zhvilluara, epidemitë mund të rezultojnë në nivele të larta të mungesave të punonjësve dhe të rënies së produktivitetit. Në shumë komunitete, klinikat dhe spitalet mund të hasin probleme kur mbipopullohen nga një numër i madh pacientësh gjatë periudhave të pikut të sëmundjeve. Ndërkohë që shumë persona shërohen nga gripi, shumë tjerë kanë nevojë për trajtim mjekësor në spitale dhe shumë të tjerë humbin jetën çdo vit nga kjo sëmundje. Mënyra më efektive për parandalimin e kësaj sëmundjeje është vaksinimi. Kjo është një traditë 60-vjeçare dhe sipas OBSH-së është mënyra më e mirë e parandalimit nga virozat dhe nga gripi i zakonshëm. Përveç gripit të zakonshëm vaksina parandalon në 70-90% të rasteve edhe virozat e ndryshme. Vaksimi është i rëndësishëm kryesisht për personat që janë më të rrezikuar nga komplikacionet e gripit. OBSh-ja rekomandon vaksinim të përvitshëm për:
Të moshuarit dhe të paaftët në azile
Të moshuarit
Personat me probleme shëndetësore kronike
Grupe të tjera, si punonjësit e kujdesit shëndetësor, e sidomos fëmijët nga 6-muajsh deri në dy vjeç.
Kujdesi
Ka shumë mënyra për t’u mbrojtur nga gripi, por mjekët e huaj sugjerojnë disa nga metodat që mbrojnë individin dhe familjen e tij. Përshëndetuni në distancë: shkencëtarët e shkollës së higjienës angleze pohojnë se duart janë një burim i rëndësishëm në përhapjen e infeksioneve. Ata na këshillojnë të praktikojmë metodën franceze të “puthjes nga larg” në vend të shtrëngimit të duarve kur takoheni me miqtë apo të afërmit tuaj. Nxehini sfungjerët e kuzhinës në mikrovalë: sfungjerët apo bezet e përdorura në kuzhinë vendosini çdo ditë në mikrovalë nga dy minuta. Ky proces mundëson zhdukjen e 99% të mikroorganizmave, por këtë praktikojeni tek sfungjerët dhe copat e lagura të kuzhinës përndryshe mund të shkaktohet zjarr në shtëpinë tuaj. Ecni bashkë me shokët apo miqtë tuaj: sipas një studimi, nëse gratë bëjnë rregullisht 45 min ushtrime pesë here në javë apo ecin vazhdimisht, vihet re një rënie në mundësinë e shfaqjes së gripit apo ftohjes. Dezinfektoni rregullisht objektet në shtëpi: bravat e dyerve, telekomanda, dera e frigoriferit dhe çezmat janë vendet më të përshtatshme për zhvillimin e mikrobeve. Krahas kësaj edhe telefonat, tastierat e kompjuterit, çelësat elektrikë, kuzhina dhe pecetat e pastrimit përbëjnë vatra mikrobesh. Ushqyerje e ekuilibruar, ushtrime dhe gjumë: një ushqyerje e cila përfshin shumë fruta dhe zarzavate, ushtrimet dhe 7 orë gjumë do të forcojnë trupin tuaj ndaj mikrobeve. Luftojeni gripin me hudhër: sipas një studimi të realizuar ne “East Sussex” në Qendrën e Hudhrave në pjesën jugore të Anglisë, në të cilin morën pjesë 146 persona, gjysmës prej tyre u janë dhënë vetëm hudhra ndërsa gjysmës tjetër ilaçe. Gjatë 99 ditëve të stinës së dimrit personat që kishin marrë hudhër janë sëmurë 24 herë ndërsa ato të cilët kishin marrë ilaçe 65 herë. Përveç kësaj tek personat që kishin marrë hudhër gripi apo të ftohurit zgjati më pak.

Related

Shëndet & estetikë 8055777575530936421

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item