Dikush futet në Wikipedia dhe fyen rëndë shqiptarët

Një i panjohur ka hyrë në Wikipedia dhe ka ndryshuar pjesën për Shqipërinë, duke lëshuar fyerje të rënda. Në fakt, diçka e tillë nuk duket e...

Një i panjohur ka hyrë në Wikipedia dhe ka ndryshuar pjesën për Shqipërinë, duke lëshuar fyerje të rënda. Në fakt, diçka e tillë nuk duket e mundur. Ata që janë përgjegjës për këtë enciklopedi online, kanë mbetur pa fjalë

www.stern.de


Shqipëria është një shtet në Europën Juglindore, gjendet në Mesdhe dhe është anëtare e NATO-s.

Këto janë gjëra që mund të lexosh normalisht për një vend në Wikipedia si fakte të pakundërshtueshme.

Por të martën pasdite mund të lexoje diçka fyese dhe raciste. “Shqipëria është një vend i trashë me ciganë,” thuhej që në hyrje të prezantimit, diçka që u del nëse kontrolloni në Google për këtë vend.

Sipas historikut të versionit, një fjali e tillë është futur të hënën rreth orës 17:00.

Në orët e vona të pasdites të martën, ajo ishte zhdukur.

Por pamja në Google kishte mbetur.

Autori mbetet i panjohur. Ai ka bërë vetëm këtë ndryshim, nuk ka emër përdoruesi dhe ka vetëm një adresë IP.

Gazetari Claus Hesseling thotë se adresa është nga Austria.

“Ky është vandalizëm,” shkruan ai në Twitter.

“Kjo është një gjë e rëndë,” tha një zëdhënëse e Wikipedia për stern.de.

Por ajo nuk sqaronte dot se si kishte mundur të ndodhte diçka e tillë.

“Gjithkush mund të shkruajë në Wikipedia, por përpara se ndryshimet të publikohen, ato kontrollohen në çdo rast nga një ose më shumë vullnetarë,” shton ajo.

Diçka e tillë si fyerja ndaj Shqipërisë, në dijeninë e saj ndodh për herë të parë./ep

Related

Lajme 3526825682919593244

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item